REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

Familja

A merr gruaja gjynah nëse bëhet shkak për zemërimin e burrit në debat e sipër? – Shejh AbdulAziz ibën Baz

Pyetja: nganjëherë ndodhin mospajtime dhe diskutime të forta mes bashkëshortëve dhe si rrjedhojë gruaja e zemëron burrin e saj. Në shumicën e rasteve këto debate kanë lidhje me çështje të dynjasë, andaj a merr gjynah gruaja nëse e zemëron burrin?

Përgjigjja: nëse e zemëron me të pa drejtë, atëherë merr gjynah. Gruas nuk i lejohet të ngatërrohet dhe ta lëndojë burrin me fjalë. Nëse e zemëron me të drejtë, si për shembull duke e qortuar për një të keqe; nëse burri shkujdeset për namazin dhe e qorton, nëse konsumon alkol e qorton dhe në këshillë e sipër burri zemërohet, në këtë rast gruaja merr shpërblim dhe nuk merr gjynah.

Qëllimi është se po të bëhet zemërimi me të drejtë, gruaja merr shpërblim, e nëse bëhet me të padrejtë, ajo merr gjynah dhe nuk i lejohet ta zemërojë me të padrejtë. Ajo duhet të përdorë fjalë të këndshme, të dëgjojë dhe të bindet në gjërat e lejuara. Mirëpo, nëse burri bën gjynahe dhe ajo e qorton, e këshillon dhe orienton nga e mira, burri ka për detyrë t’i pranojë fjalët e saja, ta falenderojë dhe mos të zemërohet, sepse në këtë rast gruaja është vepërmire, e shpërblyer dhe këshilluese. Për këtë gjë, burrit duhet t’i shtohet dashuria për të dhe ta falenderojë gruan.

 

Burimi

Përktheu: Besmir Cacani