Allahu ju dhëntë mirësi, shejh i nderuar. Dikush po pyet: cili është kuptimi i fjalës së Pejgamberit, Sal-lAllahu alejhi ue Sel-lem:
من قال إن الناس هلكوا فهو أهلكهم
“Kush thotë: U prishën njerëzit, ai është më i prishuri.” Kërkon shpjegimin e hadithit.
Përgjigjja: Po. Ky është hadith dhe është i saktë gjithashtu.
Kur njeriu i paragjykon dhe mendon keq për gjithë njerëzit, kjo nuk është e lejuar.
Njerëzit nuk prishen të gjithë. Patjetër që ka në mesin e tyre njerëz të mirë. Thotë Pejgamberi, Sal-lAllahu alejhi ue Sel-lem:
لا تَزالُ طائفةٌ مِن أُمَّتي على الحقِّ ظاهرينَ لا يضرهم من خذلهم ولا من خالفهم
“Do të vazhdojë një grup prej ummetit tim, të qëndrojë triumfator në të vërtetën. Nuk i dëmton ata, kush i tradhëton apo i kundërvihet.”
Pra, të mos jetë gjithëpërfshirës në gjykimin ndaj njerëzve.
Thotë: Të gjithë u prishën.
Apo: Sot nuk ka musliman në Tokë; -siç thonë disa injorantë-. Nuk ka musliman në Tokë dhe asnjë në rrugë të drejtë. Të gjithë të devijuar.
Kjo nuk lejohet. Ky përgjithësim nuk lejohet.
Gjithashtu nëse thotë: U prishën njerëzit, atëherë ai po mburr veten, ndërsa Allahu i Madhëruar thotë:
فلَا تُزَكُّوا أَنفُسَكُمْ هُوَ أَعْلَمُ بِمَنِ اتَّقَىٰ
“Mos lavdëroni vetet tuaja, Ai e di më së miri atë që është i devotshëm.” En-Nexhm: 32.
Ka mundësi të gjesh mes njerëzve më të vlefshëm dhe më të mirë se ky (person).”
Burimi
Përktheu: Jusuf Kapidani