Pyetja: a lejohet t’i zgjasim thonjtë (fallco) me mjetet e kohës, pra, jo thonjë natyral? Unë kujdesem që mos të mi shohin burrat e huaj, a hyn në ndalesën e hadithit?
Përgjigjja: zgjatja e thonjëve fallco s’ka bazë në fè dhe nuk lejohet, është detyrë dhe rrugë Pejgamberike që t’i shkurtojmë ato brenda 40 ditëve.
Transmeton Enesi, radijAllahu anhu se ka thënë: “Na përcaktoi neve (i Dërguari sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) në shkurtimin e mustaqeve, në prerjen e thonjëve, në heqjen e qimeve nga sqetullat dhe rruajtja e qimeve nga vendet e turpshme, në jo më shumë se 40 ditë.”
Kështu që, si burri dhe gruaja, janë të urdhëruar që t’i presin thonjtë në më pak se 40 netë, andaj si u lejoka që t’i shtojmë thonjtë?! Kjo është vepër e refuzuar dhe s’ka bazë në fè.
Burimi
Përktheu: Idris Manushi