REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

Të ndryshme

Si i bëhet rukje shtëpisë që ka magji? – Shejh Ubejd el Xhabiri

Pyet si i bëhet rukje shtëpisë që ka magji?

Përgjigjja: lexon qosheve të shtëpisë suren el Bekare dhe suret që mund të lexojë nga Kurani. Pjesëtarët e shtëpisë duhet të mbrohen me dhikret e mengjesit dhe mbrëmjes. Këshilloj për një libër të dobishëm që lidhet me këtë temë, ai është ‘Përmbledhja e saktë e librit fjala e bukur’ i shejh Albanit. Origjina e librit është e shejhul Islam Ibën Tejmijes, mirëpo imam Albani – padyshim muhadithi i këtij shekulli edhe nëse dikujt nuk i vie mirë – ka nxjerrë vetëm hadithet e sakta duke lënë hadithet që i është bërë e qartë dobësia e tyre.

 

Burimi

Përktheu: Besmir Cacani