REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

Histori dhe biografi

A ka dalë Muhamed ibën AbdulUehhabi kundër shtetit osman? – Shejh Salih Ali Shejh

Pyetja: disa thonë se: shejh Muhamed ibën AbdulUehhabi ka dalë kundër shtetit Osman, a është e vërtetë kjo gjë?

Përgjigjja: kjo nuk është e saktë, sepse krahina e Nexhdit ka dalë jashtë pushtetit të shtetit Abasid që nga viti 256 h, pastaj e ka marrë një shtet i quajtur Uhajderije. Ndoshta kanë qenë shi’itë ose prej zejdive, kanë dalë prej pushtetit dhe shteti Abasid nuk e lakmonte fare, as ka dërguar dikë, për shkak të përçarjes, mospajtimit dhe dobësisë, po ashtu sepse asokohe Nexhdi nuk kishte diçka për t’u lakmuar.

Më pas, kanë vijuar vilajetet dhe shtetet, pa iu kërkuar banorëve të Nexhdit që t’i bashkoheshin pushtetit. Ata kishin vilajete dhe shtete të pavaruara që nga viti 256 h deri në përfundimin e shtetit Uhajderij vitin 500 h afërsisht. Pastaj, kanë vazhduar shtetet, apo shtetet e vogla, vilajetet e vogla. Kushdo që bënte një kopsht, apo një arë duke i grumbulluar njerëzit rreth saj, bëhej prijës i vendit, i fshatit apo e ngjashme.

Në këtë gjendje erdhi imami i thirrjes, shejh Muhamed ibën AbdulUehhab, ku vilajetet e Nexhdit nuk kishin lidhje me shtetin Osman. Shteti Osman nuk i jepte apo nuk investonte në të, po ashtu nuk kërkonte nga valinjtë e saj taksa, as kërkonte besatim apo diçka tjetër. Mirëpo, Nexhdi ishte i braktisur, për shkak se nuk e lakmonin, nuk kishte pasuri dhe banorët e tij nuk kishin për çfarë t’u lakmonin. Aty kishte shtete të vogla dhe të shpërndara.

Erdhi shejh Muhamed ibën AbdulUehhabi ndërkohë që gjendja ishte kjo; Ujejnia kishte vali, Hurejmila kishte vali, Xhubejlia kishte vali, Dir’ija kishte vali, Rijadi kishte vali, Kharxhi kishte vali etj. Secila prej tyre kishte vilajet të pavarur dhe bindje të pavarur, andaj bëri thirrje për tek kjo gjë.

Pastaj u formua mbi Teuhid shteti i parë saudian, u përhap pas një besatimi sheriatik të saktë.

Kjo është  vërteta, ndërsa thënia se ‘ka dalë kundër shtetit Osman’, kjo është diçka komplet e panjohur tek dijetarët e thirrjes, sepse Nexhdi nuk ka qenë pjesë e shtetit Osman në atë kohë.

 

Burimi: Es’iletu keshfi esh-shubuhat 1/4.

Përktheu: Besmir Cacani