Thotë Allahu i Lartësuar:
إِنَّ الَّذِينَ يَكْتُمُونَ مَا أَنزَلْنَا مِنَ الْبَيِّنَاتِ وَالْهُدَىٰ مِن بَعْدِ مَا بَيَّنَّاهُ لِلنَّاسِ فِي الْكِتَابِ ۙ أُولَٰئِكَ يَلْعَنُهُمُ اللَّهُ وَيَلْعَنُهُمُ اللَّاعِنُونَ (159) إِلَّا الَّذِينَ تَابُوا وَأَصْلَحُوا وَبَيَّنُوا فَأُولَٰئِكَ أَتُوبُ عَلَيْهِمْ ۚ وَأَنَا التَّوَّابُ الرَّحِيمُ (160
“Ata të cilët fshehën ç’ka Ne zbritëm prej argumenteve dhe udhëzimit pasiqë ua sqaruam njerëzve në libër, pikërisht ata që (fshehën të vërtetën dhe mashtruan robërit) i mallkoi Allahu dhe i mallkuan mallkuesit (gjithë krijesat). Përveç atyre që u penduan, u përmirësuan dhe sqaruan, të tillëve ua pranoj pendimin e Unë jam Shumëpranues i pendimit, Shumëmëshirues”. El Bekare: 159-160.
Imam el Kurtubij, Allahu e mëshiroftë, thotë:
“Përveç atyre që u penduan”. Allahu i Lartësuar ka përjashtuar të penduarit, vepër dhe fjalëmirët dhe të kthyerit për shkak të pendesës.
Te dijetarët tanë nuk mjafton fjala e dikujt “jam penduar” derisa të shfaqet prej tij e dyta që e kundërshton të parën. Nëse është rrenegat, kthehet në Islam duke shfaqur ligjet e tij, nëse është prej mëkatarëve bëhet e dukshme puna e mirë, largohet nga njerëzit e prishur dhe nga situatat e mëparëshme, nëse ka qenë idhujtar distancohet prej tyre dhe i bashkohet muslimanëve, kështu pra, shfaq të kundërtën e asaj çfarë që ka qenë më parë”.
Burimi: Tefsir el-Kurtubij (2/187).
Përktheu: Jusuf Kapidani