REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

FikhNamazi

A duhet përsëritur namazi nëse bëhet me syfaqësi? – Shejh Salih el Feuzan

Pyetësi: shejh i nderuar, Allahu ju dhëntë sukses! Sa i përket shirkut të vogël, nëse njeriu bën shirk të vogël në namazin e tij, a i prishen të gjitha veprat?

Shejhu: si? D.m.th. e bën namazin me syfaqësi?

Pyetësi: e bën namazin me syfaqësi.

Shejhu: D.m.th. e bën namazin me syfaqësi. Nëse e ka falur namazin me syfaqësi që nga fillimi, atëherë nuk është i saktë, e nëse në origjinë e ka me përkushtim ndaj Allahut pa syfaqësi, pastaj i perzihet me syfaqësi gjatë faljes, nëse e largon syfaqësinë nuk ka problem, e nëse syfaqësia vazhdon, namazi prishet. D.m.th. prishet shpërblimi i namazit.

Burimi

 

Allahu ju dhëntë mirësi o shejh i nderuar. Ky pyetës thotë: një burrë falet për hir të Allahut, mirëpo shikimet e njerëzve u drejtuan nga ai duke e bërë që të bie në syfaqësi, duke vazhduar të falet me syfaqësi deri në fund të namazit. Nëse themi që syfaqësia e prish namazin, a duhet që ta përsërisë atë?

Përgjigjja: jo, namazin nuk e përsërit, mirëpo nuk ka shpërblim për atë namaz. Ai është falur, e ka kryer me kushtet, shtyllat dhe obligimet e tij, andaj nuk urdhërohet që ta përsërisë, mirëpo nuk ka shpërblim për të, i prishet shpërblimi. Me prishjen është për qëllim prishja e shpërblimit.

Burimi

 

Përktheu: Besmir Cacani