REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

AkideImani dhe Teuhidi

Shkaqet e shtimit të besimit – Shejh Muhamed el Uthejmin

Ka disa shkaqe për shtimin e besimit:

Shkaku i parë: njohja e Allahut të Lartësuar përmes emrave dhe cilësive të Tij. Sa më shumë që njeriu e shton njohjen e Allahut përmes emrave dhe cilësive të Tija, po aq e shton besimin me pa dyshim. Për këtë, dijetarët që njohin emrat dhe cilësitë e Allahut që nuk i njohin njerëzit e tjerë, e shikon që kanë besim më të fortë se të tjerët nga ky aspekt.

Shkaku i dytë: vështrimi i argumenteve të Gjithësisë dhe atyre fetare. Sa herë që njeriu vështron argumentet në Gjithësi, d.m.th. vështron krijesat e Allahut, atij i shtohet besimi. Allahu i Lartësuar thotë:

وفي الأرض آيات للموقنين وفي أنفسكم أفلا تبصرون

“Në Tokë ka shenja për ata që besojnë me bindje, po edhe në vetet tuaja – a nuk e shihni vallë?” Edh-Dharijat: 20-21.

Ajetet që tregojnë këtë gjë janë të shumta, pra, ajetet që tregojnë se njeriut i shtohet besimi me meditimin në këtë Gjithësi.

Shkaku i tretë: adhurimet e shumta. Sa më shumë që njeriu i shton adhurimet, i shtohet edhe besimi, qofshin adhurime me fjalë apo me vepra. Dhikri e shton besimin në sasi dhe formë. Namazi, agjërimi dhe haxhi e shtojnë gjithashtu besimin në sasi dhe formë.

 

Burimi: Mexhmu’ fetaua 1/51.

Përktheu: Besmir Cacani