Pyetja: a lejohet të bëhen tespihët me tespih elektronikë, d.m.th. me numra?
Përgjigjja: tespihët bëhen me gishta, kështu është vërtetuar në Sunet nga Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Sa i përket tespihëve me tespih, qofshin ato me kokrra apo me ndonjë pajisje që shtypet dhe ajo mban numërimin, ne nuk dimë ndonjë argument që tregon ligjërueshmërinë e tyre, dhe disa dijetarë i konsideron ato prej bidateve. Më e pakta, kjo kundërshton atë çfarë është më parësore (d.m.th. bërjen me gishta), andaj njeriu duhet t’i lërë dhe mos të merret me to. Njeriu duhet t’i bëjë tespihët me gishta dhe të pasojë Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.
Burimi: Sherhu suneni Ebi Daud 121.
Përktheu: Besmir Cacani