REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

Tefsir

Komentimi i ajetit: Andaj, ruhuni (dënimit të) Allahut aq sa të mundeni – Shejh AbdurRahman es-Sadij

Allahu i Lartësuar thotë:

فَاتَّقُوا اللَّهَ مَا اسْتَطَعْتُمْ

“Andaj, ruhuni (dënimit të) Allahut aq sa të mundeni”. Et-Tehabun: 16.

 

Shejh AbdurRahman es-Sa’dij, Allahu e mëshiroftë, thotë:

 

“Allahu i Lartësuar urdhëron për “Takwa” ndaj Tij, e ajo është zbatimi i urdhëresave dhe largimi nga ndalesat e tij, e këtë gjë e kushtëzon me mundësinë.

 

Ky ajet, tregon se çdo obligim që robi e ka të pamundur ta bëjë, ai obligim bie. E nëse ka mundësi ta bëjë një pjesë të tij, dhe nuk mund të bëjë një pjesë tjetër, atëherë ai vepron atë që ka mundësi, ndërsa pjesa që nuk mundet (ta bëjë) bie [nga të qenit obligim], sikurse ka thënë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem:

إذا أمرتكم بأمر فأتوا منه ما استطعتم

“Nëse ju urdhëroj për diçka, atëherë bëjeni (dhe veprojeni) atë sa të keni mundësi”.

 

Burimi: Tejsirul Kerijmi er-Rahman

Përktheu: Besmir Cacani