REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

AdhurimetKëshilla

Këshillë për lënësin e namazit – Shejh Muhamed Eman el Xhami

Çështja e lënësit të namazit është çështje e gjatë dhe e degëzuar. Janë shkruar rreth kësaj çështje shumë broshura dhe libra, ku libri më i bukuri që është shkruar për këtë çështje është “Libri i namazit” nga Ibën Kajimi, [ku ka ndjekur] metodën e diskutimit, dhe nxënësi i dijes duhet t’i kthehet atij libër.

Mirëpo, nga ana praktike unë pyes veten: cili njeri i mençur është i kënaqur që besimi i tij të jetë pikë mospajtimi tek dijetarët; a është besimtar apo mosbesimtar? Më e pakta që thuhet për lënësin e namazit është se dijetarët janë në mospajtim: a është mosbesimtar me kufër të qartë, apo kufri i tij është kufër i vogël? E gjithë kjo, pasi ata kanë rënë dakort që të shprehet për të fjala “kufër”. Pra, lënia e namazit është çështje shumë e rrezikshme.

 

Burimi

Përktheu: Besmir Cacani