Allahu i Lartësuar thotë:
يَوْمَ نَقُولُ لِجَهَنَّمَ هَلِ امْتَلَأْتِ وَتَقُولُ هَلْ مِن مَّزِيدٍ
“Ditën kur t’i themi Xhehenemit: “A u mbushe?” Ndërsa ai të thotë: “A ka më?”[1]
Thotë i Lartësuari duke i frikësuar robërit e Tij: “Ditën kur t’i themi Xhehenemit: “A u mbushe?”, e kjo për shkak se është hedhur shumë në të. “Ndërsa ai të thotë: “A ka më?” d.m.th. vazhdon të kërkojë shtesë prej kriminelëve dhe gjynahqarëve (të pabindur), si hidhërim për Zotin e tij, dhe hakmarrje mbi mosbesimtarët. Allahu ka premtuar mbushjen e tij, sikurse thotë i Lartësuari:
لَأَمْلَأَنَّ جَهَنَّمَ مِنَ الْجِنَّةِ وَالنَّاسِ أَجْمَعِينَ
“Me të vërtetë, do ta mbush Xhehenemin me xhind dhe njerëz bashkërisht!”,[2] derisa Allahu të vendosë Këmbën e Tij fisnike që është e pakrahasueshme (dhe e pashembullt), dhe Xhehenemi tkurret në vetevete e thotë: “Mjaft, mjaft! U mjaftova dhe u mbusha”.
Burimi: Tejsirul Kerimir-Rahman, i shejh AbdurRahman ibën Nasir esSi’dij
Përktheu: Besmir Cacani
_______________________
[1] Kaf: 30.
[2] Es-Sexhdeh: 13.