REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

MenhexhRefuzime

Mbrojtja e njerëzve me devijime nga ana e Ali Hasen el Halebiut – Shejh Ubejd el Xhabiri

Pyetësi: Allahu ju dhënte mirësi! Gjithashtu pyetësi thotë: vërtet dijetarët të cilët kanë refuzuar (i janë kundërpërgjigjur) Ali Hasenit, nuk i kanë kuptuar fjalët e tija?

Shejhu: ne i themi këtij personi: na trego një argument të prerë dhe të qartë për atë që thua. Ali Haseni është politikan në davet, për këtë arsye ai ka afruar prej tekfirsave dhe bidatçive tek websiti i emërtuar kul-lu es-selefijjin (të gjithë selefitë). Ne kemi jetuar me atë afërsisht 20 vjet dhe e kemi mbrojtur. Kur ai e shfaqi veten, filluam që të flasim atë që kemi për detyrë (obligim) ta flasim.

Ai lëvdon Adnan Arurin, autorin e rregullave të prishura dhe parimeve të skaduara.

Ai lëvdon Muhamed Hassanin, për të cilin është vërtetuar tek unë me anë të transmetimit të një personi të besueshëm se pohon Akiden e vahdetul vuxhudit. Muhamed Hassani shprehet duke thënë: “Allahu është Zoti ynë dhe nuk kemi Zot tjetër veç Tij. A ka tjetër përveç Tij në Gjithësi?!” Gjithashtu Muhamed Hassani lëvdon dhe mbështet revoltën egjiptjane dhe demostratat. Me gjitha këto që thamë, Ali Haseni e justifikon Muhamed Hassanin. Po! E shumë e shumë të tjera kemi rreth Ali Hasenit.

Është e njohur metoda e tij e keqe që ndjek në vendet Europiane të cilat i viziton, prej këtyre metodave është: se Ebul Hasen el Ma’ribi ka bërë një kompromis në Europë – në Britani – duke i lidhur njerëzit me Halebiun dhe Selim el Hilalin. Sapo folëm për Ebul Hasenin, dolën Halebiu dhe Hilali në ndihmë dhe mbrojtje të Ebul Hasenit.

Kërkoj strehim tek Allahu nga të folurit për një person pa argument të pranueshëm. Allahu e di se kur i jam kundërpërgjigjur AbdulAziz er-Rajjis, kam lënë shumë prej fjalëve të tija (pa i përmendur) sepse janë fjalë që pranojnë interpretim (tjetër dhe të pranueshëm). Ne nuk bëjmë gjë me keqdashje, përkundrazi gjatë refuzimit gjithnjë synojmë gjërat që nuk pranojnë një interpretim të dytë dhe të jenë kundërshtim i qartë i argumentit. Po!

Pyetësi: dëshirojmë prej hirësisë suaj që të na drejtoni një këshillë rreth mënyrës së trajtimit të këtyre personave që flasin të tilla gjëra, Allahu ju begatoftë!

Shejhu:

Së pari: këta persona u bashkangjiten bidatçive dhe të humburve që po i mbrojnë.

Së dyti: po të isha në vendin tënd, do t’i kisha bërë hexhër uikaij (bojkot vëtëmbrojtës).

Sa më përket mua që jam në vendin tim, në Medine, nuk pranoj që të shkelë pragun e derës sime një prej këtyre personave. Po!

 

Burimi

Përktheu: Besmir Cacani