REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

Grupacionet

Përkatësimi në menhexhin Selefi nga ana e tekfirsave dhe havarixhëve – Shejh Zejd el Medkhali

Pyetja: kohëve të fundit është shtuar përkatësimi në menhexhin Selefi nga ana e disa tekfirirsave dhe havarixhëve, kështu që shpresojmë prej jush një sqarim dhe dallim lidhur me këtë çështje?

Përgjigjja: ky është thjesht një pretendim; d.m.th. ata e pretendojnë selefizmin me gjuhët e tyre ndërsa me vepra e kundërshtojnë. Allahu azze ue xhel-le ka paralajmëruar nga kjo gjë duke thënë:

يا أيها الذين آمنوا لما تقولون مالا تفعلون كبر مقتا عند الله أن تقولوا مالا تفعلون

“O besimtarë, përse thoni atë që nuk e bëni? Është gjynah i madh tek Allahu që të thoni atë që nuk e bëni”. Es-Saff: 2-3.

Detyra që ka muslimani i cili beson se Allahu e dëgjon dhe e shikon, po ashtu beson se do të japë llogari për fjalët që i flet dhe për veprat e dukshme e të padukshme që i bën.. është se duhet të dijë se ato janë në favor të tij apo kundra. Duhen përkujtuar ata që pretendojnë selefizmin dhe më pas e kundërshtojnë atë duke ndjekur rrugën e havarixhëve dhe mban qëndrimin e tyre për të cilët Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i ka emërtuar si: “Qentë e Zjarrit”.

Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i ka përgëzuar me Xhennet ata që i vrasin havarixhët apo vriten prej tyre.

Ky që ndjek rrugët e havarixhëve dhe pretendon se është selefi, pretendimi i tij është i refuzuar nëse vërtetohet se ai e pretendon selefizmin dhe e kundërshton atë në menhexh, pra nëse kjo gjë është vërtetuar me siguri.

Ehli Suneti nuk nguten. Nëse Ehli Sunetit i përcillet një fjalë, ata nuk nguten në gjykimin e personit për të cilin është përcjellur një fjalë që sjell qortimin e tij, derisa të bëhet e qartë për ta çështja dhe të arrijnë të vërtetën. Pasi të arrijnë të vërtetën, ata “e shërojnë këtë të sëmurë” përmes diturisë që Allahu azze ue xhel-le u ka dhënë dhe sqarimit, prej të cilave shpresojnë mëshirën e Allahut dhe i frikësohen ndëshkimit të Tij. Ata besojnë se këshillimi i muslimanëve është uaxhib (detyrë), madje këshillimi i gjithë njerëzve është uaxhib.

Këshillimi i mosbesimtarëve bëhet me qëllim që të hyjnë në Islam. Këshillimi i bidatçive bëhet me qëllim që ata të kthehen në Sunet. Këshillimi i Ehli Sunetit bëhet për vëllazërim, për bashkim, për porositje për të ndjekur të vërtetën dhe për të duruar. Ndërsa këshillimi besimtarëve të tjerë bëhet përmes porositjes dhe përkujtimit

والذكرى تنفع المؤمنين

“Këshilla u bën dobi besimtarëve”. Edh-Dharijat: 55.

Allahu është më i Dituri!

 

Burimi: kaseta Uesijeti faileti esh-shejh Zejd ibni Muhamed el Medkhali li ebnaihi fil Medine.

Përktheu: Besmir Cacani