REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

Besime të gabuaraFestat e shpikura

Kremtimi i mevludit – Shejh AbdulAziz ibën Baz

Pyetja: vëllau ynë pyet dhe thotë: çfarë mendoni për kremtimin e mevludit të Pejgamberit, pasi njerëzit po përsërisin se disa dijetarë e kanë lejuar dhe e praktikojnë?

Përgjigjja: kremtimi i mevludit nuk ka bazë, madje është bidat që e kanë shpikur njerëzit në shekullin e katërt e më vonë. Është e mirënjohur se të parët që e kanë shpikur, janë fraksioni i njohur me emrin Fatimijunë, të cilët kanë qenë udhëheqësit e Magrebit dhe Egjiptit në shekullin e katërt dhe të pestë. Ata e kanë shpikur këtë gjë në shekullin e katërt me emrin e Aliut, Hasanit, Hysenit, Fatimes, Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe të udhëheqësit të tyre, e kjo gjë u përhap pas tyre.

Kjo gjë nuk ka qenë e njohur tek brezat me vlerë, as në kohën e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, e për këtë, dijetarët recenzues kanë thënë se është bidat, sepse Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush shpik në çështjen tonë diçka që nuk është prej saj, atëherë ajo është e refuzuar.” Po ashtu ka thënë: “Kush vepron një vepër që nuk përputhet me çështjen tonë, atëherë ajo është e refuzuar.” D.m.th. është e papranuar dhe nuk merret në konsideratë ajo që bën sot shumica, sepse e kanë trashëguar nga paraardhësit e tyre.

Rregulli mbi të cilin ecën masa e njerëzve e që kanë ecur edhe mosbesimtarët para Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, është:

إِنَّا وَجَدْنَا آبَاءَنَا عَلَىٰ أُمَّةٍ وَإِنَّا عَلَىٰ آثَارِهِم مُّهْتَدُونَ

“Ne i kemi gjetur etërit tanë në këtë fe dhe ne po ndjekim gjurmët e tyre.”[1] Andaj, pasimi i etërve nuk është argument, nëse vepra e tyre nuk bazohet mbi themele të forta dhe janë pa argument, ashtu sikurse veprat e mosbesimtarëve nuk kanë qenë argument. Për këtë arsye, Allahu i ka kundërshtuar dhe i ka urdhëruar që të pasojnë Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, duke mos i arsyetuar për pasimin e paraardhësve, madje i ka qortuar për këtë gjë.

I tillë duhet të jesh edhe ti o besimtar! Ti nuk duhet të ndjekësh babanë tënd, as gjyshin tënd, as banorët e vendit tënd, përveçse në gjërat e ligjëruara, ndërsa në gjërat që ka ndaluar Allahu nuk duhet t’i ndjekësh, edhe nëse ata janë të shumtë.

Nëse banorët e vendit tënd konsumojnë alkolin, ty nuk të lejohet që ta konsumosh. E tillë edhe nëse ata bëjnë zina, edhe nëse nuk i respektojnë prindërit, ty nuk të lejohet që të bësh sikur ata. Kjo vlen edhe nëse bëjnë bidate; ty nuk të lejohet që t’i ndjekësh, mirëpo lutesh për ta për udhëzim, i këshillon dhe i orineton nga e mira. Mos bëj bashkë me ta atë çfarë e ka ndaluar Allahu prej bidateve, ashtu siç nuk të lejohet të bësh bashkë me ta zinanë, konsumin e alkolit, mosrespektimin e prindërve, kamatën e të ngjashme.

 

Burimi

Përktheu: Besmir Cacani

________________________

[1] Ez-Zuhruf: 22.