REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

MenhexhRefuzime

Paralajmërim i shejh Ubejd el Xhabiri nga Muhamed ibën Hadi dhe këshillë për banorët e Bahrejnit

Pyetësi: Allahu ju dhëntë mirësi! Me çfarë i këshilloni banorët e Bahrejnit në këtë kohë me fitne të shumta? Allahu ju begatoftë!

Shejhu: Me emrin e Allahut dhe lavdi Atij. Salavatet dhe selamet e Allahut qofshin mbi Pejgamberin tonë Muhamed, familjen dhe shokët e tij.

Në fakt Bahrejni dhe banorët e tij nuk janë të panjohur për mua. Ju jeni në dijeni për vajtje-ardhjet e mia tek banorët e Bahrejnit të dashur. Allahu i bashkoftë qeveritarët dhe të qeverisurit e tij në dashurinë për hir të Allahut, në kënaqësinë e Tij dhe i ruajtë nga fitnet e qarta dhe të paqarta.

Së pari them: fitneja e Ibën Hadit është nisur nga shejh Muhamed ibën Hadi el Medkhali. Ky person ka ndryshuar me një ndryshim të rrezikshëm dhe lidhjet e tija me mua kanë qenë të mira, pastaj ai bëri një marrëzi ndaj një burri që ne e njohim për Sunet – Allahu është marrësi i tij në llogari – e ai është vëllau ynë Muhamed ibën Ammarij. Vëllau Muhamed ibën Hadi – Allahu e rregulloftë gjendjen tonë dhe tijën – e akuzoi atë për nder dhe tha: “I pandershëm (zinaqar) dhe rrugaç”, e këtë gjë e tha në publik. Unë e kam këshilluar, e kam frikësuar [me Allahun] dhe i kam thënë fjalë të kuptimit që “je i shtrenjtë për ne, andaj mos e shfaq veten ndaj kësaj gjëje”, ndërsa ai më është përgjigjur duke më thënë: “Nuk kam nevojë për këshillën tënde!”

Ai pretendon se ka argumente, mirëpo ai tani sillet djathtas majtas sëbashku njerëz të shkundur, me budallenj dhe zgjënjyes pasues të verbër, të cilët ai i rekruton përreth vetes.

Përmbledhja është se duhet paralajmëruar prej tij dhe nga ata që janë me të, sepse ajo që kanë ata është vetëm pasimi i verbër.

E dyta: është Arif el Bahrejni, mirëpo ky është pështjellues që fut dyshime, saqë ka shkruar edhe një libër kundër vëllaut dhe nxënësit tonë, të cilin e mendojmë në Sunet – Allahu është marrësi i tij në llogari –. Pra, ky është pështjellues që fut dyshime dhe grumbullon rreth vetes të çmendurit dhe budallenjtë, andaj duhet paralajmëruar prej tij.

Këshilla ime është largimi nga këto fitne dhe këtij Arifit duhet bërë hexhër (bojkot) dhe paralajmëruar prej tij, sepse ai prish mes jush, mes vëllezërve dhe dijetarëve tuaj që ju i njihni në Saudi e të tjera vende.

Diktoi: Ubejd ibën Abdullah ibën Sulejman el Hamdani el Xhabiri pas iqindisë së ditës së diel, më dymbëdhjetë të muajit Xhumada el Ahirah. Salavatet dhe selamet qofshin mbi Pejgamberin tonë Muhamed, familjen dhe shokët e tij.

Pyetësi: Allahu jua shpërbleftë dhe ju begatoftë! E lus Allahun që t’ju bëjë të dobishëm! A na lejon o shejh që ta përhapim këtë fjalë?

Shejhu: po, po përhapeni!

Pyetësi: Allahu ju begatoftë!

 

Burimi

Përktheu: Besmir Cacani