REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

Tefsir

Komentim i ajetit: “Nëse ju e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua, e Allahu do t’ju dojë” – Imam Ibën Kethir

Allahu i Lartësuar ka thënë:

قُلْ إِنْ كُنْتُمْ تُحِبُّونَ اللَّهَ فَاتَّبِعُونِي يُحْبِبْكُمُ اللَّهُ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ وَاللَّهُ غَفُورٌ رَحِيمٌ

“Thuaju (o Muhamed): “Nëse ju e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua, e Allahu do t’ju dojë dhe do t’jua falë gjynahet! Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë.”[1]

Ky ajet i nderuar është gjykues për çdo njeri që pretendon dashurinë e Allahut dhe nuk është pasues i rrugës së Muhamedit, se i tillë person është gënjeshtar në pretendimin e tij, derisa ai të pasojë Sheriatin; Fjalën e Allahut dhe Sunetin e Pejgamberit të Tij në çdo fjalë dhe vepër të tij. Kjo, sikurse është vërtetuat nga Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem se ka thënë:

مَنْ عَمِلَ عَمَلا لَيْسَ عليه أمْرُنَا فَهُوَ رَدُّ

“Kush vepron një vepër që nuk është në pajtim me çështjen (Fenë) tonë, atëherë ajo është e refuzuar.”

Për këtë arsye, ka thënë:

قُلْ إِنْ كُنْتُمْ تُحِبُّونَ اللَّهَ فَاتَّبِعُونِي يُحْبِبْكُمُ اللَّهُ

“Thuaju (o Muhamed): “Nëse ju e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua, e Allahu do t’ju dojë”, d.m.th. t’iu ndodhë diçka mbi atë që kërkoni nga dashuria juaj për Allahun, e ajo është dashuria e Tij për ju; e kjo është më e madhështore sesa e para.

Disa dijetarë të urtë kanë thënë: “Puna nuk qëndron që të duash, por që ti të duhesh”.

Hasan el Basriu dhe të tjerë prej selefëve kanë thënë: “Disa njerëz pretenduan se e donin Allahun, dhe Allahu i spovoi me këtë ajet dhe tha: “Thuaju (o Muhamed): “Nëse ju e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua, e Allahu do t’ju dojë.”

 

Burimi: Tefsiru Ibni Kethir

Përktheu: Besmir Cacani

________________________

[1] Al Imran: 31.