E kam pyetur imam Rabinë, Allahu e ruajtë:
Kemi një thirres libian që quhet Muhamed Axh-xhal i cili ka ardhur këto ditë në Kanada dhe thotë: “Unë nuk jam me Muhamed ibën Hadin dhe as me shejh Rabinë” dhe e kundërshtoi njërin prej vëllezërve lidhur me publikimin e deklaratave kundër Muhamed ibën Hadit; çfarë këshille keni o shejh për vëllezërit në Kanada? Dhe veçanërisht për vëlla Muhamed Axh-xhalin?
Shejh Rabi’: ai thotë se nuk është me askënd; po ku na qenka e vërteta? Me kë është e vërteta?!
Pyetësi: ai thotë: mos ia impono askujt mendimin tënd!
Shejh Rabi’: Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Ndihmoje vëllaun tënd që bën padrejtësi apo që i bëhet padrejtësia”, ndërsa Allahu azze ue xhel-le thotë:
قل هاتوا برهانكم إن كنتم صادقين
“Sillni argumentat tuaja nëse jeni të sinqertë.”[1]
Muhamed ibën Hadi nuk ka asnjë argument, Allahu të begatoftë! Ai ka akuzuar njerëz selefi dhe e ka përhapur këtë gjë nëpër botë, ai ka akuzuar njerëz të cilët ecin sipas menhexhit Selefi.
Pyetësi: Muhamed Axh-xhal thotë: ti dëshiron të shkatërrosh çdo gjë që Muhamed ibën Hadi e ka bërë që nga viti 1989?
Shejh Rabi’: po ai, sa ka shkatërruar? Fjalët e sa njerëzve ka shkatërruar? A ka ndonjë libër që i është shkatërruar?
Pyetësi: lidhur me seminarin e Umejsanit o shejh, në të cilën merr pjesë Muhamed ibën Ramzani dhe Muhamed ibën Hadi, a këshilloni që të prezantohet?
Shejh Rabi’: jo!
Pyetësi: po për vëllezërit që e organizojnë, a keni ndonjë këshillë?
Shejh Rabi’: le t’i frikësohen Allahut azze ue xhel-le dhe të qendrojnë të pa tundur në të vërtetë.
Pyetësi: po për Muhamed Axh-xhalin a këshilloni që të prezantohet tek ai?
Shejh Rabi’: ky Axh-xhali ka ngutje.
Pyetësi: a këshilloni që të prezantohet tek ai?
Shejh Rabi’: unë nuk e njoh. Umejsanin e njoh dhe paralajmëroj prej tij; nëse ky merr pjesë bashkë me të, atëherë gabon dhe i bashkangjitet atij.
Pyetësi: shumica e studentave kanadezë këtu në Medine janë me Muhamed ibën Hadin, ndërsa disa pretendojnë se janë në mes?
Shejh Rabi’: silluni me ta me butësi dhe thojini atyre të sjellin argumentat e Muhamed ibën Hadit lidhur me paralajmërimin ndaj këtyre dhe ne jemi me ju, e nëse nuk ka argumenta, atëherë frikësohuni Allahut për vetet tuaja.
قل هاتوا برهانكم إن كنتم صادقين
“Sillni argumentat tuaja nëse jeni të sinqertë.”[2]
Sillni argumentat e Muhamed ibën Hadit dhe ne jemi me ju. Sillni provat për humbjen e tyre dhe se ata janë më të ultë se Ikhuanul Musliminët. Na sillni argumentet tuaja!
Pyetësi: ata thonë se Muhamed ibën Hadi ka në shtëpi 300 faqe dhe shtëpia e tij është e hapur për atë që dëshiron të shkojë?
Shejh Rabi’: ma sha Allah, ma sha Allah! E pse nuk i ka publikuar që në fillim?! Ai akuzon njerëz që nuk e meritojnë.
Këtë tubim e prezantuan një grup studentësh.
Shënim: e lexoi dhe dha leje për publikim shejhu dhe kolosi Rabi’ ibën Hadi el Medkhali, Allahu e ruajttë.
Shkroi: Nasir Humejd el Kanadi
Natën e të martës 26 Dhul Ki’deh 1439h.
Përktheu: Besmir Cacani
________________________
[1] El Bekare: 111.
[2] El Bekare: 111.