REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

Aktuale

Fjala e shejh Salih el Feuzan me rastin e sulmit të Mekës nga ana e Huthive – Shejh Salih el Feuzan

Shejh i nderuar, Allahu ju dhëntë sukses! Ky pyetës thotë: Ju e dini – ju ruajtë Allahu – se çfarë ka ndodhur përpara dy ditëve lidhur me sulmin me predha të Mekës së qetë dhe të sigurtë nga ana e Huthive Rafidi. Mirëpo, Allahu subhanehu ue teala është i Butë, (pastaj shkak u bënë) edhe ushtarët tanë trima të cilët u zgjuan përpara se të goditej objektivi. Thotë: cili është orientimi juaj lidhur me këtë dhe çfarë obligimi kanë muslimanët në këtë çështje?

Përgjigjja: duhet ta falenderojmë Allahun subhanehu ue teala që e largoi kurthin e tyre nga Xhamia e Shenjtë dhe të lutemi kundër tyre. Të lutemi kundër tyre, pasi ata janë meritorë për dënim. Ata nuk janë të parët që e kanë bërë këtë. Çfarë kanë bërë Kurmutijtë me Qaben? Përpara tyre, mbreti i Etiopisë ka dashur ta shkatërrojë Qaben, mirëpo Allahu është në pritë të tyre. Allahu subhanehu ue teala është në pritë të tyre. Allahu i Lartësuar ka thënë:

أَلَمْ تَرَ كَيْفَ فَعَلَ رَبُّكَ بِأَصْحَابِ الْفِيلِ

“A nuk e ke shikuar se çfarë ka bërë Zoti yt me ushtrinë e elefantit?”[1]

Mbreti i Etiopisë erdhi me një elefant të madh që ta shkatërronte Qaben, mirëpo Allahu e pengoi dhe e ndaloi atë. Më pas, Allahu xhel-le ue ala’ i dërgoi atyre shpezë tufa-tufa, ku secili prej tyre kishte tre gurë me vete; njërin në sqep ndërsa dy të tjerët në këmbë, në secilën këmbë nga një gurë. Kur shpezët ishin mbi ushtri, i gjuajtën me gurë dhe guri ua shponte kokat duke i tejkaluar dhe dalë nga poshtë, duke i vrarë në vend. Asnjëri prej tyre nuk shpëtoi.

أَلَمْ تَرَ كَيْفَ فَعَلَ رَبُّكَ بِأَصْحَابِ الْفِيلِ (1) أَلَمْ يَجْعَلْ كَيْدَهُمْ فِي تَضْلِيلٍ (2) وَأَرْسَلَ عَلَيْهِمْ طَيْرًا أَبَابِيلَ (3) تَرْمِيهِم بِحِجَارَةٍ مِّن سِجِّيلٍ (4) فَجَعَلَهُمْ كَعَصْفٍ مَّأْكُولٍ (5

“A nuk e ke shikuar se çfarë ka bërë Zoti yt me ushtrinë e elefantit? A nuk e ke parë sesi kurthi i tyre shkoi bosh. Më pas (Allahu) i dërgoi atyre shpezë tufa-tufa, të cilët i gjuanin me gurë prej Zjarrit dhe u bënë sikur gjethja e përtypur.”[2]

Ky vit u quajt Viti i Elefantit dhe është viti në të cilin ka lindur Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Ai ka lindur në Vitin e Elefantit, alejhis-salatu ues-selam.

Kurmutijtë po ashtu çfarë bënë? Ata kanë vrarë haxhilerët e Xhamisë së Shenjtë, i kanë vrarë në Arafat, më pas morën Gurin e Zi dhe e dërguan në një qabe që e kishin ndërtuar dhe e kishin emërtuar “Kuejbe”. Gurin e Zi e vendosën atje, tek ajo dhe ka qëndruar më shumë se njëzet vjet atje, derisa Allahu e ktheu në Qabe.

Kjo është ajo që kanë bërë Shi’itët dhe Rafiditë me vendin e shenjtë të Allahut azze ue xhel-le. Këta janë Shi’itët, ndërsa Huthitë janë Shi’itë Rafidi. Ata janë trashigimtarë të baballarëve të tyre dhe Allahu azze ue xhel-le është në pritë të tyre.

 

Burimi

Përktheu: Besmir Cacani

________________________

[1] El Fil: 1

[2] El Fil: 1-5