REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

AkideImani dhe Teuhidi

Çfarë është shirku i madh dhe ai i vogël? – Shejh Muhamed el Uthejmin

Pyetja: pyes rreth shirkut të madh dhe çfarë është shirku i vogël? Shpresoj të më jepni dobi rreth pyetjes time, Allahu ju shpërbleftë!

Përgjigja: lavdi Allahut, salavatet dhe selamet qofshin mbi Pejgamberin tonë Muhamed, familjen e tij, shokët e tij dhe mbi gjithë ata të cilët e kanë pasuar deri në Ditën e Gjykimit.

Shirku i madh është shirku që të nxjerr prej fesë, sikur të besojë njeriu që bashkë me Allahun ka të adhuruar tjetër që drejton Gjithësinë, apo se ka të adhuruar tjetër që ka krijuar diçka prej Gjithësisë, apo që dikush e ndihmon Allahun; të gjitha këto janë prej shirkut të madh dhe ky lloj shirku lidhet me Rrububijen. Po ashtu [shirk] është adhurimi i një të adhuruari tjetër bashkë me Allahun, sikur falja për atë që është në varr, apo bërja kurban për të në formë madhërimi dhe afrimi, apo të ngjashme; ky është prej shirkut në Uluhije.

Rregulli i shirkut të madh, është ajo çfarë të nxjerr nga feja, kurse shirku i vogël është çdo vepër që Sheriati e ka emërtuar se është shirk, mirëpo nuk të nxjerrë nga feja, sikur betimi për dikë tjetër veç Allahut; ky është shirk i vogël. P.sh. të thotë ndonjëri: pasha Pejgamberin Muhamed nuk e kam bërë këtë, apo pasha Pejgamberin Muhamed do ta bëj këtë gjë, apo betimi për Qabe dhe të thotë: pasha Qaben e madhërueshme nuk e kam bërë këtë, apo pasha Qaben e madhërueshme do ta bëj këtë gjë, apo të ngjashme. Pra, e rëndësishme është se betimi për dikë tjetër veç Allahut është shirk, mirëpo është shirk i vogël që nuk të nxjerrë prej fesë.

Argument se kjo është prej shirkut, është thënia e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Kush betohet për dikë tjetër veç Allahut ka bërë kufër apo shirk.” Përveç nëse beson se ky mbi të cilin po betohet për të, ka të njëjtin madhërim sikur e ka Allahu azze ue xhel-le, në këtë rast ky është mushrik që ka bërë shirk të madh, sepse krijesën e ka bërë të barabartë me Krijuesin, andaj, për këtë gjë ai është mushrik që ka bërë shirk të madh. Dijeni se Allahu azze ue xhel-le nuk e fal shirkun, i madh qoftë apo i vogël, për shkak të Fjalës së përgjithshme të Allahut tebareke ue teala:

إِنَّ اللّهَ لاَ يَغْفِرُ أَن يُشْرَكَ بِهِ وَيَغْفِرُ مَا دُونَ ذَلِكَ لِمَن يَشَاء وَمَن يُشْرِكْ بِاللّهِ فَقَدِ افْتَرَى إِثْمًا عَظِيمًا

“Vërtetë Allahu nuk falë që t’i bëhet shirk Atij, dhe falë çdo gjë tjetër atij që dëshiron. Kush i bën Allahut shirk, ka bërë një gjynah të madh.”[1] Kjo në një ajet, ndërsa në një tjetër:

وَمَن يُشْرِكْ بِاللّهِ فَقَدْ ضَلَّ ضَلاَلاً بَعِيدًا

“Kush i bën Allahut shirk, ka humbur shumë larg.”[2]

 

Burimi

Përktheu: Besmir Cacani

________________________

[1] En-Nisa’: 48.

[2] En-Nisa’: 116.