REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

AkideImani dhe Teuhidi

Teuhidi bashkon dhe nuk përçan – Shejh Salih el Feuzan

Pyetja: shumë prej atyre që thërrasin për në Teuhid nëpër vendet Islame, i shikojmë që përçahen dhe ndahen në grupacione, ku me keqardhje të gjithë thërrasin për në Teuhid megjithëse Akidja bashkon dhe nuk përçan?

Përgjigjja: nuk mendoj që kjo të jetë e saktë. Nuk mendoj se të përçarët bëjnë thirrje për në Teuhid. Po të bënin thirrje për në Teuhid, nuk do të përçaheshin, mirëpo ata bëjnë thirrje për ideologji dhe menhexhe (metodologji), ku secili prej tyre ka një menhexh dhe secila parti gëzohet me atë që ka, sepse po të bënin thirrje të saktë për në Teuhid, atëherë do të bashkoheshin dhe do të vëllazëroheshin, pasi Teuhidi ka bashkuar ata që kanë qenë përpara nesh dhe do të bashkojë mes nesh dhe ata pas nesh. Mirëpo padituria rreth Teuhidit dhe mos dhënia rëndësi Teuhidit, kjo i përçan thirrësit. Po!

 

Burimi: Madhahiru da’fil akideti fi uaktinal hadir

Përktheu: Besmir Cacani