REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

Aktuale

Sulmi i Mekës së bekuar me predhë balistike nga ana e Rafidive Huthij nuk është gjë tjetër veçse vazhdimësi e paraardhërve të tyre Kurmutij Batinij – Shejh Rabi’ el Medkhali

Sulmi i Mekës së bekuar me predhë balistike nga ana e Rafidive Huthij nuk është gjë tjetër veçse vazhdimësi e paraardhërve të tyre Kurmutij Batinij

Nga shejh Rabi’ ibën Hadi el Medkhali

 

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.

Lavdi Allahut, përshëndetjet dhe bekimet qofshin mbi Pejgamberin, familjen e tij, shokët e tij dhe mbi ata që ndjekin udhëzimin e tij.

Më pas:

Muslimanët e kanë njohur se çfarë devijimesh të mëdha dhe të panumërta kanë Rafiditë.

Prej tyre është tekfiri (bërja mosbesimtar) e sahabëve radijAllahu anhum, teprimi ekstrem lidhur me familjen e Pejgamberit; Allahu i pastroftë ata nga Rafiditë dhe teprimi i tyre ekstrem.

Prej këtij teprimi ekstrem është edhe thënia e tyre se imamët dinë të fshehtën, se ata veprojnë në çdo atom prej atomeve të Gjithësisë! Po çfarë i kanë lënë Rafiditë Allahut në këtë Gjithësi?! E sa e sa fjalë mosbesimi kanë ata lidhur me këtë temë!

Në këto ditë të vështira, në të cilat Rafiditë kanë nxitur luftërat shkatërruese në vendet muslimane si Jemeni dhe Siria, ata po vrasin me qindra mijëra prej muslimanëve, po i prishin fëmijët e tyre duke i kthyer në Rafidi që i shoqërojnë në besimet e tyre të kufrit dhe në vrasjen e familjeve të tyre.

Ata nuk u mjaftuan me këto gjëra të shëmtuara, mirëpo mllefi i tyre i fshehur i dërgoi dhe i shtyu që të lëshonin një predhë balistike drejt Mekës së bekuar, duke shkelur shenjtëritë e Allahut të cilat nuk i besojnë dhe as që i japin ndonjë vlerë.

Allahu i Lartësuar ka thënë për veprat e ngjashme me veprën e tyre:

وَمَنْ يُرِدْ فِيهِ بِإِلْحَادٍ بِظُلْمٍ نُذِقْهُ مِنْ عَذَابٍ أَلِيمٍ

Ata që synojnë t’i bëjnë një vepër të shëmtuar (Qabes) me të keqe, Ne do ta bëjmë atë që të shijojë dënim të dhembshëm.”[1]

Paraardhësit e tyre Kurmutij i kanë paraprirë në tilla vepra të shëmtuara duke vrarë qindra haxhilerë në Haremin dhe Qaben e Allahut. Ata kanë marrë Gurin e Zi për ta vendosur në qaben dhe “folenë” e mosbesimit të tyre në Hexher (El Ahsa’).

Kjo vepër e Huthive Rafidi është vetëm përtëritje dhe realizim i asaj që dëshirojnë dhe ëndërrojnë paraardhësit dhe kokat e tyre Kurmutij.

Hysen el Musauij ka thënë në librin e tij “Lil-lahi thumme lit-terijh” fq. 91-92 gjatë tregimit rreth vizitës së tij të Homeinit: “Në një tubim privat me Homeinin, ai më tha: Zotëri Hysen! Ka ardhur koha që të vihen në praktikë porositë e imamëve salauatUllahi alejhim. Do të derdhim gjakun e Sunive, do të vrasim fëmijët e tyre, do të përdhosim gratë e tyre, nuk do të lemë asnjërin prej tyre që t’i ikë dënimit, ndërsa pasuritë e tyre do të jenë vetëm për Shi’itët e Ehli Bejtit. Mekën dhe Medinën do t’i fshijmë nga faqja e dheut, sepse këto dy qytete janë shndërruar në çerdhet e Vehabive. Qerbelaja duhet të jetë patjetër toka e bekuar dhe e shenjtë e Allahut, Kible për njerëzit në namaz. Ne kështu do ta realizojmë ëndërrën e imamëve alejhimus-selam. Shteti ynë i cili ka luftuar vite me rradhë është ngritur për t’i bërë këto dhe tani ka mbetur vetëm realizimi!!”

Them: nuk është e largët që Huthitë të kenë filluar trazirën e tyre të madhe kundër Mekës dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite duke u nisur nga medh’hebi i tyre i fëlliqur, të cilin Homeini ia ka m’veshur Ehli Bejtit, Allahu i pastroftë dhe i dëlirësoftë prej tij. Nuk është e largët që Huthitë të kenë filluar realizimin e ëndërrave të Batinive lidhur me shkatërrimin e Mekës dhe Medines, për ta kthyer Kiblen nga Qerbelaja idhujtare, të cilën Homeini me gënjeshtër dhe padrejtësisht e cilëson si të shenjtë, në një kohë kur vetja e tij Batinije nuk ia lejon vetes t’i quajë të shenjta Mekën dhe Medinen.

Allahu i dështoftë shpresat e Rafidive të pafe, i mbroftë vendet e Dy Haremeve nga krimet e tyre, e ndihmoftë Islamin dhe muslimanët kundër tyre dhe e shkatërroftë shtetin e tyre ashtu siç e ka shkatërruar shtetin e paraardhësve të tyre Kurmutij Batinij.

Shkroi: Rabi’ ibën Hadi Umejr el Medkhali

30/01/1438h

 

Burimi

Përktheu: Besmir Cacani

________________________

[1] El Haxh: 25.