REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

AgjërimiFikh

Si ushqehen të varfërit për kompesimin e Ramazanit? – Shejh Muhamed el Uthejmin

Sa i përket mënyrës së ushqimit, atëherë ka dy forma:

E para: Të përgatisë ushqim dhe më pas thërrasë aq të varfër sa ditët që ka për të shlyer; sikurse vepronte Enes ibën Maliku – radijAll-llahu anhu – kur u plak.

E dyta: I ushqen me ushqim të pa gatuar. Kanë thënë dijetarët: i ushqen me një mudd (510 gr) grurë, ose me një gjysëm sa’a (1020 gr) nga ushqimet e tjera; dmth nga ushqimet tjera përveç  grurit.

Një mudd grurë, është ekuivalenti i ¼ së sa’a-it pejgamberik. Një sa’a pejgamberik, është ekuivalenti i 4 mudd-eve, dhe, një sa’a pejgamberik është ekuivalenti i 5 mudd-eve tona.

Pra, një sa’a i ynë, ushqen 5 të varfër për 5 ditë të Ramazanit, mirëpo në këtë rast, ky ushqim duhet të shoqërohet me mish apo diçka tjetër, në mënyrë që të përmbushet thënia e All-llahut të Lartësuar:

وَعَلَى الَّذِينَ يُطِيقُونَهُ فِدْيَةٌ طَعَامُ مِسْكِينٍ

“Ata që kanë vështirësi për të agjëruar, duhet të ushqejnë si shpagim nga një të varfër për çdo ditë agjërimi.”[1]

E sa i përket kohës kur bëhet ushqimi i të varfërit, kjo është e lirë; n.q.s. dëshiron ushqen për çdo ditë, ose e shtynë deri në ditën e fundit sikurse ka vepruar Enesi radijAllahu anhu.

 

Burimi: esh-Sherhu el mumtia’ ala zadil musteknia’ vll.6 fq. 325-326.

Përktheu: Besmir Cacani

______________________

[1] El Bekare: 184.