REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

AgjërimiFikh

A e prish pështyma agjërimin? – Shejh Muhamed el Uthejmin

Pyetja: shejh, Allahu ju begatoftë! Sa i përket pështymës, a e prish agjërimin?

Përgjigja: pështyma nuk e prish agjërimin me ixhma’ (me pajtim unanim) dhe është  e pamundur që dikush të thotë se e prish agjërimin. Për grumbullimin e pështymës dhe gëlltitjen e saj, disa dijetarë kanë thënë se e prish agjërimin, mirëpo më e sakta është se nuk e prish.

E sakta është se nuk e prish, sepse ti as nuk ke futur ushqim dhe as pije në gojë. Kjo pështymë ka dalë nga goja dhe është kthyer në të.

Për këtë arsye, mendimi më i saktë lidhur me gëlbazën është se nuk e prish agjërimin, edhe nëse ajo arrin në gojë dhe e kalon, agjërimi nuk prishet. Mirëpo, njeriu nuk duhet ta kalojë gëlbazën, sepse dijetarët e kanë ndaluar këtë gjë, pasi është diçka e neveritshme dhe njeriu nuk duhet ta kalojë.

Nëse njeriu e shplanë gojën për shkak të etjes, a prishet agjërimi apo jo?

Nëse e kalon ujin, agjërimi prishet dhe kjo gjë është e qartë, mirëpo nëse nuk e kalon, atëherë agjërimi nuk prishet.

 

Burimi

Përktheu: Besmir Cacani