Pyetja: Allahu ju dhëntë mirësi! Në vendin tonë, Zekati i Fitrit jepet në parà, me pretekstin se të varfërit nuk duan ushqime etj, andaj çfarë të bëjmë?
Përgjigjja: kjo çështje nuk është në dorë të të varfërve. Ky është adhurim dhe zbatohet ashtu siç është transmetuar nga Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Ai që nuk dëshiron ushqim, ai nuk është nevojtar, andaj jepja një nevojtari që dëshiron ushqim.
Përktheu: Besmir Cacani