REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

AgjërimiFikh

Agjërimi i diabetikut – Shejh Muhamed el Uthejmin

Pyetja: diabetikut gjatë Ramazanit i ulet sheqeri, gjë e cila e obligon të ushqehet. Kjo ulje nganjëherë i zgjat një javë apo më shumë; ky a duhet të kompesojë apo të ushqejë?

Përgjigja: diabeti është sikur sëmundjet e tjera; nëse është i përhershëm dhe nuk mund të agjërojë, atëherë ai ushqen për çdo ditë një të varfër, sikur i moshuari që e ka të pamundur të agjërojë. Nëse kjo i shkon me faza, atëherë kur ka mundësi të agjërojë agjëron, e kur e ka të pamundur, ushqehet në Ramazan dhe më pas bën kompesimin.

 

Burimi: Likaul babil meftuh 115.

Përktheu: Besmir Cacani