Kurani fisnik
Kuptimi i fjalës Kuran nga ana gjuhësore: rrënja e saj vjen nga karae që do të thotë lexoi ose bashkoi. Thuhet: karae, kar’en, kuranen, siç thua gafera, gafran, gufranen. Sipas kuptimit të parë (lexoi) rrënja ka domethënien e mbiemrit, pra, lexuar. Sipas kuptimit të dytë (bashkoi) rrënja ka domethënien e foljes së pashtjelluar të formuar nga pjesorja, pra, është bashkuar, sepse ka bashkuar lajmet dhe normat.[1]
Kuptimi i Kuranit nga ana e terminologjike: është Fjala e Allahut e zbritur të Dërguarit të Tij, Vulës së të Dërguarve, Muhamedit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, që fillon me suren el-Fatiha dhe mbyllet me suren en-Nas. Allahu i Lartësuar ka thënë:
إِنَّا نَحْنُ نَزَّلْنَا عَلَيْكَ الْقُرْآنَ تَنزِيلاً
“Në të vërtetë, Ne ta kemi shpallur Kuranin ty hap pas hapi.”[2] Allahu ka thënë:
إِنَّا أَنزَلْنَاهُ قُرْآنًا عَرَبِيًّا لَّعَلَّكُمْ تَعْقِلُونَ
“Ne e zbritëm këtë Kuran në gjuhën arabe, për ta kuptuar ju.”[3]
Allahu e ka ruajtur këtë Kuran madhështor nga ndryshimet dhe shtesat, nga mangësitë dhe zëvendësimet, ku vetë Allahu ka garantuar për ruajtjen e tij. Allahu thotë:
إِنَّا نَحْنُ نَزَّلْنَا الذِّكْرَ وَإِنَّا لَهُ لَحَافِظُونَ
“Sigurisht, Ne e kemi shpallur Kuranin dhe, sigurisht, Ne do ta ruajmë atë.”[4]
Për këtë, kanë kaluar shumë shekuj dhe kushdo prej armiqëve të Allahut që tentoi të bënte ndryshime në të, të shtojë, apo të pakësojë apo të zëvendësojë, vetëm se e ka zbuluar Allahu dhe e ka poshtëruar.
Allahu e ka përshkruar Kuranin me shumë cilësi që tregojnë madhështinë e tij, begatinë, ndikimin, gjithëpërfshirjen e tij dhe se është gjykues për të gjthë librat që kanë qenë para e tij.
Allahu i Lartësuar thotë:
وَلَقَدْ آتَيْنَاكَ سَبْعًا مِّنَ الْمَثَانِي وَالْقُرْآنَ الْعَظِيمَ
“Ne të kemi shpallur shtatë vargje që përsëriten dhe Kuranin e madhërishëm.”[5]
ق وَالْقُرْآنِ الْمَجِيدِ
“Kaf. Betohem në Kuranin e lavdishëm.”[6]
Allahu i Lartësuar thotë:
كِتَابٌ أَنزَلْنَاهُ إِلَيْكَ مُبَارَكٌ لِّيَدَّبَّرُوا آيَاتِهِ وَلِيَتَذَكَّرَ أُولُو الْأَلْبَابِ
“Ky (Kuran) është një libër i bekuar, që Ne ta kemi zbritur ty (o Muhamed), për të medituar mbi vargjet e tij dhe për t’u këshilluar me të njerëzit e mençur.”[7]
وَهَٰذَا كِتَابٌ أَنزَلْنَاهُ مُبَارَكٌ فَاتَّبِعُوهُ وَاتَّقُوا لَعَلَّكُمْ تُرْحَمُونَ
“Ky Libër që kemi shpallur, është i bekuar, prandaj ndiqeni dhe druajuni kundërshtimit, në mënyrë që të mëshiroheni.”[8]
إِنَّهُ لَقُرْآنٌ كَرِيمٌ
“Vërtet ky është një Kuran i nderuar.”[9]
إِنَّ هَٰذَا الْقُرْآنَ يَهْدِي لِلَّتِي هِيَ أَقْوَمُ
“Në të vërtetë, ky Kuran udhëzon drejt asaj që është më e mira.”[10]
Po ashtu, Allahu i Lartësuar thotë:
لَوْ أَنزَلْنَا هَٰذَا الْقُرْآنَ عَلَىٰ جَبَلٍ لَّرَأَيْتَهُ خَاشِعًا مُّتَصَدِّعًا مِّنْ خَشْيَةِ اللَّهِ وَتِلْكَ الْأَمْثَالُ نَضْرِبُهَا لِلنَّاسِ لَعَلَّهُمْ يَتَفَكَّرُونَ
“Sikur këtë Kuran t’ia shpallnim ndonjë mali, ti do ta shihje atë (mal) të përulur dhe të copëtuar nga frika e Allahut. Shembuj të tillë Ne ua japim njerëzve, që ata të meditojnë.”[11]
وَإِذَا مَآ أُنزِلَتْ سُورَةٌ فَمِنْهُم مَّن يَقُولُ أَيُّكُمْ زَادَتْهُ هَٰذِهِ إِيمَانًا فَأَمَّا الَّذِينَ آمَنُوا فَزَادَتْهُمْ إِيمَانًا وَهُمْ يَسْتَبْشِرُونَ (124) وَأَمَّا الَّذِينَ فِي قُلُوبِهِم مَّرَضٌ فَزَادَتْهُمْ رِجْسًا إِلَىٰ رِجْسِهِمْ وَمَاتُوا وَهُمْ كَافِرُونَ
“Kur shpallet ndonjë sure, disa prej atyre (që kanë dyshim dhe hipokrizi) thonë: “Kujt prej jush do t’ia shtojë besimin kjo sure?” Përsa u përket besimtarëve, atyre (kjo sure) ua shton besimin dhe ata gëzohen. E sa u përket atyre që kanë sëmundje në zemrat e veta, ajo ua shton edhe më dyshimin që kanë dhe ata vdesin si mohues.”[12]
وَأُوحِيَ إِلَيَّ هَٰذَا الْقُرْآنُ لِأُنذِرَكُم بِهِ وَمَن بَلَغَ
“Ky Kuran më është shpallur, në mënyrë që nëpërmjet tij t’ju tërheq vërejtjen juve dhe kujtdo që i përcillet.”[13]
فَلَا تُطِعِ الْكَافِرِينَ وَجَاهِدْهُم بِهِ جِهَادًا كَبِيرًا
“Mos i dëgjo mohuesit, por luftoji ata me forcë nëpërmjet këtij (Kurani).”[14]
Allahu i Lartësuar thotë:
وَنَزَّلْنَا عَلَيْكَ الْكِتَابَ تِبْيَانًا لِّكُلِّ شَيْءٍ وَهُدًى وَرَحْمَةً وَبُشْرَىٰ لِلْمُسْلِمِينَ
“Ne ta zbritëm ty Librin, si shpjegim për çdo çështje, si udhërrëfyes, si mëshirë dhe si lajm të mirë për muslimanët.”[15]
Gjithashtu, Allahu i Lartësuar thotë:
وَأَنزَلْنَا إِلَيْكَ الْكِتَابَ بِالْحَقِّ مُصَدِّقًا لِّمَا بَيْنَ يَدَيْهِ مِنَ الْكِتَابِ وَمُهَيْمِنًا عَلَيْهِ فَاحْكُم بَيْنَهُم بِمَا أَنزَلَ اللَّهُ
“Ne të kemi zbritur ty (o Muhamed) Librin me të vërtetën, si përmbushës të shkrimeve të mëparshme dhe mbrojtës të tyre. Prandaj gjykoji ata sipas asaj që të ka zbritur Allahu.”[16]
Kurani fisnik është burimi legjislacionit Islam me të cilin është dërguar Muhamedi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tek të gjithë njerëzit. Allahu i Lartësuar thotë:
تَبَارَكَ الَّذِي نَزَّلَ الْفُرْقَانَ عَلَىٰ عَبْدِهِ لِيَكُونَ لِلْعَالَمِينَ نَذِيرًا
“I lartësuar qoftë Ai që i ka zbritur Dalluesin (Kuranin) robit të Vet (Muhamedit) që të jetë paralajmërues për botët.”[17]
الر كِتَابٌ أَنزَلْنَاهُ إِلَيْكَ لِتُخْرِجَ النَّاسَ مِنَ الظُّلُمَاتِ إِلَى النُّورِ بِإِذْنِ رَبِّهِمْ إِلَىٰ صِرَاطِ الْعَزِيزِ الْحَمِيدِ (1) اللَّهِ الَّذِي لَهُ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ وَوَيْلٌ لِّلْكَافِرِينَ مِنْ عَذَابٍ شَدِيدٍ
“Elif Lam Ra. Këtë Libër ta kemi shpallur ty (o Muhamed), për t’i nxjerrë njerëzit, me lejen e Zotit të tyre, nga errësira në dritë, në rrugën e të Plotfuqishmit, Meritorit për çdo lavd, Allahut, të Cilit i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë. Mjerë mohuesit për dënimin e tmerrshëm (që i pret)!”[18]
Po ashtu Sunneti i të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem është burim i legjislacionit Islam, siç e ka pohuar këtë Kurani. Allahu i Lartësuar thotë:
مَّن يُطِعِ الرَّسُولَ فَقَدْ أَطَاعَ اللَّهَ وَمَن تَوَلَّىٰ فَمَا أَرْسَلْنَاكَ عَلَيْهِمْ حَفِيظًا
“Kush i bindet të Dërguarit, i është bindur Allahut. Sa për ata që kthejnë kokën mënjanë, Ne nuk të kemi dërguar që të jesh rojtar i tyre.”[19]
وَمَا كَانَ لِمُؤْمِنٍ وَلَا مُؤْمِنَةٍ إِذَا قَضَى اللَّهُ وَرَسُولُهُ أَمْرًا أَن يَكُونَ لَهُمُ الْخِيَرَةُ مِنْ أَمْرِهِمْ وَمَن يَعْصِ اللَّهَ وَرَسُولَهُ فَقَدْ ضَلَّ ضَلَالًا مُّبِينًا
“Nuk i takon asnjë besimtari apo besimtareje të vërtetë që, kur Allahu dhe i Dërguari i Tij vendosin për një çështje, ata të kenë të drejtë të zgjedhin në atë çështje të tyren. Kush e kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ai me siguri ka humbur.”[20]
وَمَا آتَاكُمُ الرَّسُولُ فَخُذُوهُ وَمَا نَهَاكُمْ عَنْهُ فَانتَهُوا
“Çfarëdo që t’ju japë i Dërguari, merreni atë, e çfarëdo që t’ju ndalojë, hiqni dorë prej saj.”[21]
قُلْ إِن كُنتُمْ تُحِبُّونَ اللَّهَ فَاتَّبِعُونِي يُحْبِبْكُمُ اللَّهُ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ وَاللَّهُ غَفُورٌ رَّحِيمٌ
“Thuaju (o Muhamed): “Nëse ju e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua, që Allahu t’ju dojë dhe t’jua falë gjynahet! Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë.”[22]
1. Zbritja e Kuranit
Si fillim, Kurani i ka zbritur të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në Natën e Kadrit, në muajin e Ramazanit. Allahu i Lartësuar thotë:
إِنَّا أَنزَلْنَاهُ فِي لَيْلَةِ الْقَدْرِ
“Ne e kemi zbritur (Kuranin) në Natën e Kadrit.”[23]
إِنَّا أَنزَلْنَاهُ فِي لَيْلَةٍ مُّبَارَكَةٍ إِنَّا كُنَّا مُنذِرِينَ (3) فِيهَا يُفْرَقُ كُلُّ أَمْرٍ حَكِيمٍ
“Ne e zbritëm Kuranin në një natë të bekuar (Natën e Kadrit). Vërtet, Ne gjithmonë kemi qenë paralajmërues. Në atë (natë të zbritjes së Kuranit) vendoset çdo punë e urtë.”[24]
شَهْرُ رَمَضَانَ الَّذِي أُنزِلَ فِيهِ الْقُرْآنُ هُدًى لِّلنَّاسِ وَبَيِّنَاتٍ مِّنَ الْهُدَىٰ وَالْفُرْقَانِ
“Muaji i Ramazanit është ai, në të cilin ka zbritur Kurani, që është udhërrëfyes për njerëzit, plot me shenja të qarta për rrugën e drejtë dhe dallues (i së mirës nga e keqja).”[25]
Kur filloi zbritja, mosha e të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – siç është e njohur te dijetarët – ishte dyzet vjeç, siç është transmetuar nga Ibën Abasi, Ata’ ibën Ebi Rabah, Seid ibnul Musejjib etj. Kjo është edhe mosha në të cilën njëriu arrin pjekurinë, është më i plotë nga ana mendore dhe në të kuptuar.
Ai që e zbriti shpalljen nga Allahu i Lartësuar për tek i Dërguari sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ishte Xhibrili; njëri prej melekëve më të afërt tek Allahu i Lartësuar. Allahu i Lartësuar ka thënë për Kuranin:
وَإِنَّهُ لَتَنزِيلُ رَبِّ الْعَالَمِينَ (192) نَزَلَ بِهِ الرُّوحُ الْأَمِينُ (193) عَلَىٰ قَلْبِكَ لِتَكُونَ مِنَ الْمُنذِرِينَ (194) بِلِسَانٍ عَرَبِيٍّ مُّبِينٍ (195)
“Nuk ka dyshim se ky (Kuran) është Shpallja e Zotit të krijesave. Atë e zbriti Shpirti i besueshëm (Xhibrili) në zemrën tënde (o Muhamed) që të jesh nga ata që paralajmërojnë. E zbriti në gjuhën e qartë arabe.”[26]
Xhibrili alejhi selam, ka cilësi të lëvdëruara dhe madhështore, si: fisnikëria, fuqia, afërsia tek Allahu, pozita dhe nderimi qe ka në mesin e melekëve, besnikëria, bukuria dhe pastërtia. Të gjita këto që thamë, e bëjnë Xhibrilin meritor që të jetë i dërguar nga Allahu për tek Pejgamberët e Tij. Allahu i Lartësuar ka thënë:
إِنَّهُ لَقَوْلُ رَسُولٍ كَرِيمٍ (19) ذِي قُوَّةٍ عِندَ ذِي الْعَرْشِ مَكِينٍ (20) مُّطَاعٍ ثَمَّ أَمِينٍ
“Vërtet ky (Kuran) është Fjalë e (kumtuar prej) një të Dërguari fisnik (Xhibrili) që zotëron fuqi dhe pozitë të lartë te Zoti i Arshit e që është i respektuar atje dhe besnik.”[27]
Allahu i Lartësuar ka thënë:
عَلَّمَهُ شَدِيدُ الْقُوَىٰ (5) ذُو مِرَّةٍ فَاسْتَوَىٰ (6) وَهُوَ بِالْأُفُقِ الْأَعْلَىٰ
“Atë ia ka mësuar atij një (melek) shumë i fuqishëm (Xhibrili), mendjelartë, që iu paraqit qartë, në horizontin më të lartë.”[28]
Po ashtu Allahu i Lartësuar ka thënë:
قُلْ نَزَّلَهُ رُوحُ الْقُدُسِ مِن رَّبِّكَ بِالْحَقِّ لِيُثَبِّتَ الَّذِينَ آمَنُوا وَهُدًى وَبُشْرَىٰ لِلْمُسْلِمِينَ
“Thuaj: “Atë (Kuranin) e ka zbritur Xhibrili nga Zoti yt me të vërtetën, për t’i forcuar ata që besojnë dhe për të qenë udhërrëfyes dhe lajm i mirë për ata që i dorëzohen Allahut (e janë muslimanë).”[29]
Allahu na i ka treguar cilësitë e Xhibrilit, i cili e zbriti Kuranin nga Allahu (tek Pejgamberi). Kjo tregon për madhështinë e Kuranit dhe kujdesin e Allahut me të; sepse ai që është madhështor dërgohet vetëm me gjëra madhështore.
2. Cilat janë ajetet e para që janë zbritur nga Kurani
Ajetet e para që janë zbritur nga Kuranit janë padiskutim pesë ajetet e para të sures el Alak, që janë:
اقْرَأْ بِاسْمِ رَبِّكَ الَّذِي خَلَقَ (1) خَلَقَ الْإِنسَانَ مِنْ عَلَقٍ (2) اقْرَأْ وَرَبُّكَ الْأَكْرَمُ (3) الَّذِي عَلَّمَ بِالْقَلَمِ (4) عَلَّمَ الْإِنسَانَ مَا لَمْ يَعْلَمْ
“Lexo me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (gjithçka(, e krijoi njeriun nga një droçkë gjaku! Lexo! Zoti yt është Bujari më i madh, i Cili, me anë të penës ia mësoi, ia mësoi njeriut ato që nuk i dinte.”[30]
Shpallja u ndërpre një kohë, pastaj zbritën pesë ajetet e para të sures el Muddeththir, ku Allahu thotë:
يَا أَيُّهَا الْمُدَّثِّرُ (1) قُمْ فَأَنذِرْ (2) وَرَبَّكَ فَكَبِّرْ (3) وَثِيَابَكَ فَطَهِّرْ (4) وَالرُّجْزَ فَاهْجُرْ
“O ti, i mbështjellë (o Muhamed)! Çohu dhe paralajmëro! Zotin tënd madhëroje, petkat e tua pastroji dhe largohu nga ndyrësia (adhurimi i idhujve)!”[31]
Në dy sahihët e Buhariut dhe Muslimit[32], transmetohet nga Aishja, radijAllahu anha, se ka thënë:
“Deri kur i erdhi e vërteta duke qenë në shpellën Hira. I erdhi meleku dhe i tha: “Lexo!” I Derguari sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i tha: “Unë nuk jam lexues” pra nuk di të lexoj.. dhe permendi hadithin. Në të transmetohet se i ka thënë: “Lexo me emrin e Zotit tënd”, deri tek thënia e Tij: “Ia mësoi njeriut ato që nuk i dinte.”[33]
Po ashtu tek dy sahihët[34], nga Xhabiri radijeAllahu anhu, se Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë duke folur për kohën e ndaljes së shpalljes: “Ndërsa isha duke ecur, kur më erdhi një zë prej qielli…”, dhe përmendi hadithin, ku përmendet se Allahu i Lartësuar zbriti:
“O ti, i mbështjellë (o Muhamed)! Çohu dhe paralajmëro!” Deri tek thënia e Tij: “Dhe largohu nga ndyrësia (adhurimi i idhujve)!”[35]
Ka ajete që për to thuhet “këto janë ajetet e para” dhe, kihet për qëllim ajetet e para që kanë zbritur për diçka specifike, që do të thotë se janë të parat, mirëpo sipas një kufizimi.
Shembull: Hadithi i Xhabirit radijAllahu anhu në dy sahihët, se Ebu Seleme ibën AbdurRahman e pyeti (Xhabirin): “Cilat janë ato ajete që kanë zbritur të parat?” Xhabiri tha: “O ti, i mbështjellë (o Muhamed)!”[36] Ebu Seleme tha: “Më kanë thënë se janë: “Lexo me emrin e Zotit tënd.”[37] Xhabiri iu përgjigj: “Po të tregoj atë që më ka treguar i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Qëndrova në Hira dhe pasi përfundova qëndrimin, zbrita që atje…” dhe permendi hadithin, ku ndër të tjera thuhet: “Shkova tek Hatixhja dhe i thashë: “Më mbuloni! Më hidhni ujë të ftohtë! E në atë çast më zbriti fjala e Allahut: “O ti, i mbështjellë (o Muhamed)!”[38]
Kjo përparësi që ka përmendur Xhabiri radijAllahu anhu, është nga aspekti se çfarë ka zbritur nga Kurani pas kohës së ndaljes së Shpalljes, ose e para që ka zbritur për kumtimin e mesazhit; sepse me ajetet që kanë zbritur nga surja el Alak, është pohuar se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem është “Nebij”, kurse me ajetet që kanë zbritur nga surja el Muddeththir, është pohuar se është “Resul” tek thënia e Tij: “Çohu dhe paralajmëro!”[39]
Për këtë, dijetarët kanë thënë: “Vërtet Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem është bërë “Nebij” me “Lexo!”[40] dhe është bërë “Resul” me “O ti, i mbështjellë (o Muhamed)!”[41]
…vijon në numrin e ardhshëm inshaAllah…
Burimi: Usulun fit-tefsir fq. 8-13.
Përktheu: Idris Manushi
_________________
[1] Ai mund të ketë edhe domethënien e mbiemrit, pra i bashkuar, sepse është bashkuar në mus’hafe dhe gjokse.
[2] El Insan: 23.
[3] Jusuf: 2.
[4] El Hixhr: 9.
[5] El Hixhr: 87.
[6] Kaf: 1.
[7] Sad: 29.
[8] El En’am: 155.
[9] El Uakia’: 77.
[10] El Isra’: 9.
[11] El Hashr: 21.
[12] Et-Teubeh: 124-125.
[13] El En’am: 19.
[14] El Furkan: 52.
[15] En-Nahl: 89.
[16] El Maideh: 48.
[17] El Furkan: 1.
[18] Ibrahim: 1-2.
[19] En-Nisa’: 80.
[20] El Ahzab: 36.
[21] El Hashr: 7.
[22] Aal Imran: 31.
[23] El Kadr: 1.
[24] Ed-Dukhan: 3-4.
[25] El Bekareh: 185.
[26] Esh-Shuara: 192-195.
[27] Et-Tekuir: 19-21.
[28] En-Nexhm: 5-7.
[29] En-Nahl:102.
[30] El Alak: 1-5.
[31] El Muddeththir: 1-5.
[32] Buhariu në kapitullin “Fillimi i Shpalljes”, tema 1: “Si ishte fillimi i Shpalljes për tek Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem” numër 3. Muslimi në kapitullin “Imani”, tema 73: “Fillimi i Shpalljes për tek Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem” numër 403 [252] 160.
[33] El Alak: 1-5.
[34] Buhariu në kapitullin “Fillimi i Shpalljes”, tema 1: “Si ishte fillimi i Shpalljes për tek Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem” numër 4. Muslimi në kapitullin “Imani”, tema 73: “Fillimi i Shpalljes për tek Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem” numër 406 [255] 161.
[35] El Muddeththir: 1-5.
[36] El Muddeththir: 1.
[37] El Alak: 1.
[38] El Muddeththir: 1.
[39] El Muddeththir: 1.
[40] El Alak: 1.
[41] El Muddeththir: 1.