Pyetja: nëse një grua mërzitet në shtëpi dhe i thotë burrit se është mërzitur duke qëndruar në shtëpi, andaj dil me mua që të gjallërohem. Kjo fjalë e saj, a bie në kundërshtim me Fjalën e Allahut:
وَقَرْنَ فِي بُيُوتِكُنَّ
“Qëndroni në shtëpitë tuaja!” El Ahzab 33?
Përgjigjja: jo! Nëse ajo del e mbuluar, bashkë me burrin e saj dhe dëshiron të gjallërohet, kjo nuk është problem. Kjo është prej gjërave të lejuara. Del e mbuluar, bashkë me mahremin e saj, nuk shkon në vende ku humbet koha dhe ka shfrenim, mirëpo shkon në hapësira, në vende të ndershme dhe nuk bie në kundërshtim me Fjalën e Allahut:
وَقَرْنَ فِي بُيُوتِكُنَّ
“Qëndroni në shtëpitë tuaja!” Sepse gruaja del për nevojat e saja dhe kjo bën pjesë tek nevojat e lejuara.
Burimi
Përktheu: Besmir Cacani