REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

Tefsir

Koment i ajetit: Vërtet, Ne të kemi dhënë ty (o Muhammed) El-Keutherin – Shejh AbdurRahman es-Sa’dij

Fjala e Allahut të Lartësuar:

إِنَّا أَعْطَيْنَاكَ الْكَوْثَرَ

“Vërtet, Ne të kemi dhënë ty (o Muhammed) El-Keutherin.“
(Sureja El-Keuther, 1).

Dijetari i shquar, AbdurRahman es-Sa’adij, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“El-Keutheri“, nënkupton të mirën e shumtë dhe mirësinë e panumërt, të cilën Allahu ia ka dhuruar të Dërguarit të Tij ﷺ, që ndër to është edhe lumi që quhet El-Keuther në botën tjetër, gjithashtu pellgu (El-Haud). Gjatësia e të cilit është sa një muaj (udhëtim) dhe gjerësia e tij po aq. Uji i tij është më i bardhë se qumështi dhe më i ëmbël se mjalti. Enët e tij janë si yjet në qiell, si për nga numri, ashtu edhe për nga shkëlqimi i tyre. Kushdo që pi njëherë prej tij, nuk do të ndiejë kurrë më etje.

 

Burimi: Tejsir el Kerim er-Rahman

Përktheu: Jusuf Kapidani