REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

Fikh • Hallalli dhe harami

Gjykimi i rruajtjes së mjekrës – Grup dijetarësh

Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë

 

Pyetja: çfarë gjykimi ka rruajtja e mjekrës?

Përgjigjja: pa dyshim që rruajtja e mjekrës është prej gjynaheve të mëdha, jo vetëm gjynah. Kjo, sepse rruajtja e mjekrës përmban kundërshtim të shumë argumenteve.

E para, e fjalës së Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Shkurtoni mustaqet, lëshoni mjekrat dhe kundërshtoni çifutët dhe të krishterët.

Ky është urdhër i Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe, nuk lejohet kundërshtimi i tij, sepse Allahu thotë:

فليحذر الذين يخالفون عن أمره أن تصيبهم فتنة أو يصيبهم عذاب أليم

“Le të ruhen ata që kundërshtojnë urdhërin (e Pejgamberit), mos t’i bie ndonjë sprovë, apo t’i godasë ndonjë dënim i dhëmbshëm.” En-Nur: 63.

Kjo si fillim.

Së dyti, në Sahihun e Buhariut, Abdullah ibën Abbasi transmeton se: “Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka mallkuar burrat që përngjasojnë me gratë, po ashtu gratë që përngjasojnë me burrat.”

Nuk ka dyshim, se përngjasimi i secilës gjini me tjetrën, ka të bëjë me pamjen e jashtme, andaj ndalohet që burri të përngjasojë me gruan në veshje apo të tjera gjëra, sikurse ndalohet që gruaja të përngjasojë me burrin në veshje apo të tjera gjëra.

 

Burimi

 

Shejh AbdulAziz ibën Baz, Allahu e mëshiroftë

Pyetja: kemi një mësues që shkurton mjekrën dhe thotë se është e lejuar. Ai argumentohet me fjalën e imam Shafiut, mendoj është e saktë..?

Përgjigjja: ai duhet këshilluar dhe nuk vlen fjala askujt para Sunetit. Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë: “Shkurtoni mustaqet, lëshoni mjekrat dhe kundërshtoni çifutët dhe të krishterët.”

Pyetësi: Shafiu thotë se lejohet të shkurtohet.

Shejhu: edhe sikur ta thotë. Ky njeri duhet mësuar. Shafiu apo dikush tjetër veç Shafiut nuk janë argument kur kundërshtohet Suneti. As është [argument] Shafiu as dikush tjetër.

Thotë se: dijetararët si Ibën Bazi dhe Uthejmini argumentohen me fjalët e imam Ahmedit?

Shejhu: nëse [imam Ahmedi] thotë: ka thënë Pejgamberi, atëherë këtu mbaron.

Ska as Ahmed as tjetër, as Shafi as tjetër.

Ibën Abasi radijAllahu anhume thotë: “Prisni kur t’ju bijnë gurë nga qielli; unë ju them “ka thënë Pejgamberi”, ndërsa ju thoni “ka thënë Ebu Bekri dhe Umeri”!

Ku janë Ebu Bekri dhe Umeri, e ku janë Shafiu dhe Ahmedi?! Ebu Bekri dhe Umeri janë më të mëdhenj se Shafiu, Ahmedi, Ebu Hanifja dhe Maliku.

Ibën Abasi i kundërshtoi [njerëzit] kur ata kundërshtuan Sunetin për fjalën e Ebu Bekrit dhe Umerit.

 

Burimi

 

Shejh Ibën Uthejmin, Allahu e mëshiroftë

 

Rruajtja e mjekrës është udha e kujt?

Është udha e mexhusëve (adhuruesve të zjarrit).

I lartësuar qoftë Allahu! Ti e beson Allahun dhe të Dërguarin e Tij, a mos e preferon udhën e mexhusive dhe idhujtarëve para udhës së Pejgamberit?!

Jo pasha Allahun!

Ne i këshillojmë vëllezërit tanë lidhur me këtë punë, me të cilën njeriu deklaron haptazi kundërshtimin që i bën Allahut dhe Pejgamberit të Tij. Kjo, sepse për mjekrën.. çdo kush që takohet me ty, ti po i thua: dëshmoj se unë e kam kundërshtuar Pejgamberin.

Allahu na ruajttë! Kjo gjë është e rrezikshme, shumë e rrezikshme!

Rruajtja e mjekrës është haram!

 

Burimi

Përktheu:  Besmir Cacani