Pyetja: një prind e ka pasurinë të përzier me haram, a i lejohet fëmijëve të tij që të ushqehen nga ajo pasuri?
Përgjigjja: pyetjen e kuptova, pra një fëmijë që banon me babanë e tij, e pasuria e këtij të fundit është e përzier harami me hallallin. Ajo që kam rreth kësaj çështje është ta sqaroj dhe, mendoj se këtë sqarim e kam përmendur në një çështje tjetër.
Nëse pjesa më e madhe pasurisë është hallall, atëherë lejohet, e nëse është e kundërta, atëherë nuk lejohet. Në rasatin kur nuk dihet shumica dhe pakica, atëherë këtu futet el Uera’ (ruajtja dhe sigurimi mos të bie në gjynah), bazuar në thënien e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Vërtet hallalli është i qartë, harami është i qartë, ndërsa mes tyre ka gjëra të dyshimta, për të cilat shumica e njerëzve nuk kanë njohuri. Andaj, kush ruhet nga gjërat e dyshimta, atëherë ai ka ruajtur fenë dhe nderin e vet”. Ai po ashtu ka thënë: “Lëre të dyshimtën dhe merr të sigurtën!”
Burimi
Përktheu: Besmir Cacani