REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

Tefsir

Komentim i Fjalës së Allahut “Kapuni të gjithë për Litarin e Allahut dhe mos u përçani” – Shejh AbdurRahman es-Sa’dij

Komentim i Fjalës së Allahut:

وَاعْتَصِمُوا بِحَبْلِ اللَّهِ جَمِيعًا وَلَا تَفَرَّقُوا

“Kapuni të gjithë për Litarin e Allahut dhe mos u përçani!” Al Imran: 103.

Allahu i Lartësuar i urdhëron besimtarët për gjërat që i ndihmojnë në devotshmëri; bashkimi dhe kapja për fenë e Allahut. Thirrja e besimtarëve duhet të jetë një, e bashkuar dhe jo e përçarë, sepse me bashkimin e muslimanëve në fenë e tyre dhe unifikimin e zemrave, rregullohen çështjet e tyre në fe dhe dynja. Me anë të bashkimit, ata janë atë aftë të bëjnë çdo punë. Besimtarët do të arrijnë dobi të panumërta, të cilat varen me bashkimin; siç është bashkëpunimi në punë të mira dhe devotshmëri. Po ashtu, me përçarjen dhe armiqësinë i prishet rendi i tyre, i shkëputen lidhjet dhe secili do të punonte për të arritur dëshirat vetjake, edhe pse këto të fundit shkaktojnë dëme të përgjithshme.

 

📚 Burimi: Tejsirul Kerim er-Rahman
Përktheu: Besmir Cacani