Pyetësi thotë: ka prej njerëzve që kur doli fetvaja nga Komisioni i Dijetarëve të Mëdhenj lidhur me ndalesën e protestave – për shkak të dëmeve të tyre – u shfaqën disa njerëz të cilët thanë se protestat janë dy llojesh, e nëse protestat janë paqësore ku nuk ka shkatërrim, plaçkitje, grabitje dhe përzierje (mes burrave dhe grave), mirëpo janë kërkim i të drejtave të njeriut, atëherë ato janë të lejuara. Mirëpo, nëse ato përmbajnë shkatërrim, dëm dhe plaçkitje, atëherë janë haram. Çfarë kundërpërgjigje keni për këta njerëz?
Përgjigja: pyeti ata: a kanë protestat bazë tek muslimanët? Në të shkuarën apo në të tashmen? Protestat janë njohur vetëm nga perëndimi. Protestat nuk janë pjesë e Islamit kurrësesi! Islami nxit për rregull dhe për qetësi. Islami nuk nxit për rrëmujë dhe të drejtat nuk kërkohen përmes rrëmujës dhe kundravajtjeve. Të drejtat kërkohen përmes rrugëve të ligjëruara dhe me kërkesa të tjera veç protestave.
Askush nuk është penguar që të dërgojë ankesa, askush nuk është penguar që të kërkojë të drejtën e tij, askush nuk është penguar nga këto.
Sa i përket protestave, ato nuk janë prej Fesë Islame. Unë e them dhe e përsëris, protestat nuk janë prej Fesë Islame, as prej moraleve të muslimanëve, mirëpo ato na kanë ardhur nga shoqëritë perëndimore për të përçarë bashkësinë (xhematin), për të përçarë njerëzit dhe për të futur armiqësi. Kjo është ajo që synohet përmes tyre.
Burimi
Përktheu: Besmir Cacani