Pyetja: pyetja e fundit, Ebu Ahmedi thotë: si mund ta dijë muslimani sa e ka besimin e tij?
Përgjigjja: kjo shkon në varësi të frikës që ka ndaj Allahut, të madhërimit të Allahut, sa shpejt nxiton për të kryer obligimet e Tij dhe braktisjen e gjërave që ka ndaluar; këto janë gjërat që tregojnë sa i fortë është besimi. Nëse njeriu toleron në bërjen e gjynaheve, atëherë kjo tregon se besimi është i dobët.
Besimi i fortë përmban frikë ndaj Allahut, ndjenjën e mbikqyrjes së Tij, nxitimin për të kryer obligimet e Allahut dhe ruajtjen nga bërja e gjërave të ndaluara; këto janë tregues se besimi është i fortë dhe se njeriu është në mirësi.
E nëse njeriu toleron në bërjen e gjynaheve, në lënien e namazit me xhemat, në mosrespektimin e prindërve, në përgojim, në bartjen e fjalëve, në marrjen me kamatë, atëherë këto tregojnë se besimi është i dobët.
Burimi
Përktheu: Besmir Cacani