REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

Grupacionet

Qëndrimi i Islamit ndaj sufizmit – Shejh Muhamed el Uthejmin

Pyetja: cili është qëndrimi i Islamit ndaj sufizmit?

Përgjigjja: lavdi Allahut, Zotit të krijesave. Salavatet dhe selamet qofshin për Pejgamberin tonë Muhamed, familjen dhe gjithë shokët e tij. Thuhet se fjala sufizëm rrjedh nga “pastërtia”, po ashtu thuhet se rrjedh nga “dëlirësia”, gjithashtu thuhet se rrjedh nga “leshi” e kjo është më e afërta; sepse kur janë shfaqur (sufitë), visheshin me lesh për asketizëm.

Sufitë kanë shumë tarikate, ngjanjëherë disa prej tyre arrijnë deri në kufër të qartë; sepse arrijnë tek fjala e vahdetul vuxhudit (panteizmit), se çdo gjë që shikohet është Zoti dhe, besojnë se çdo argument i Allahut tebareke ue teala është Allahu. Pa dyshim që ky është kufër i qartë.

Ka prej tyre që nuk janë të tillë. Ata janë në grada të ndryshme. Unë e këshilloj pyetësin që të lexojë librin “Ky është sufizmi” i shejh AbdurRahman el Uekil, Allahu e mëshiroftë. Në këtë libër, autori sqaron gjendjen e sufive të cilët pretendonin se kanë qenë të pastër dhe njohës të Allahut azze ue xhel-le, ndërkohë që ata janë njerëzit më injorantë për Allahun.

Njeriu më i ditur për Allahun është Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, pastaj Halifët e tij të udhëzuar, pastaj ndjekësit e tyre me mirësi; këta janë njerëzit më të ditur. Kushdo që ndjek një rrugë tjetër veç rrugës së tyre, ai ka injorancë për Allahun e Lartësuar aq sa i është shmangur rrugës së tyre, d.m.th. rrugës së Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe Halifëve të tij të udhëzuar.

 

Burimi

Përktheu: Besmir Cacani