REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

AkideBesime të gabuara

Gjykimi i leximit në kripë dhe fryerja e tij nëpër shtëpi për t’u ruajtur nga shejtanët – Shejh Muhamed el Uthejmin

Pyetësi: Allahu ju dhëntë mirësi o shejh! Sa i përket leximit, a lejohet t’i lexosh kripës dhe ta frysh nëpër shtëpi o shejh?

Shejhu: çfarë?

Pyetësi: leximi në kripë o shejh?

Shejhu: në çfarë?

Pyetësi: në kripë dhe fryerja e tij nëpër shtëpi.. për shejtanët etj?

Shejhu: jo! Kjo nuk është e saktë. Thënia e tyre: “Nëse i lexon kripës dhe e fryen në shtëpi, atëherë shejtanët nuk do të afrohen”, kjo është gabim, nuk është e saktë dhe nuk lejohet të veprosh në atë mënyrë!

 

Burimi

 

Përktheu: Besmir Cacani