Pyetja: Allahu ju dhëntë mirësi! Pyetësi thotë: a duhet të përmendim virtytet e Islamit kur përpiqemi të fusim një person në Islam? Apo vetëm i themi ‘medoemos të duhet Teuhidi që të futesh në Xhenet, e nëse ngel në atë që je, atëherë je në Zjarr’?
Përgjigjja: në Kuranin e Fisnik thuhet:
ادْعُ إِلَى سَبِيلِ رَبِّكَ بِالْحِكْمَةِ وَالْمَوْعِظَةِ الْحَسَنَةِ
“Thirr në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshillë të mirë.” En-Nahl: 125.
Urtësia është vendosja e diçkaje në vend të saj.
Nganjëherë njerëzit jomuslimanë, nganjëherë natyrshmëria e tyre është e ndotur me ateizëm, me epshe dhe dyshime. Thirrës i urtë është ai që me secilin grup të mosbesimtarëve ndjek metodën që ia bën atyre Islamin të dashur. Nëse ai vëren se ata kanë butësi dhe moral të mirë, atëherë i flet për Teuhidin, se Teuhidi është obligimi që kanë të gjithë njerëzit, se gjëja e parë që bëhen me dije të gjithë pejgamberët është Teuhidi. I përmend prej tregimeve të pejgamberëve. Nëse janë çifutë, i përmend prej tregimeve të popullit të tij lidhur me thirrjen në Teuhid. Nëse janë të krishterë, i përmend prej tregimeve të Isait, e nëse shikon se largohen, atëherë ia bën të dashur duke përmendur virtytet e Islamit. Nëse gjejnë qetësi, atëherë mësoji dy Shehadetet; me fjalë dhe vepra.
Burimi
Përktheu: Besmir Cacani