REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

KëshillaRuajtja nga gjynahet

Këshillë për atë që ka braktisur gjynahet dhe ka patur suksesin të pendohet – Shejh Salih el Feuzan

Allahu ju dhëntë mirësi! Pyetësi thotë: jam një djalosh i ri i cili ka qenë në një huti të madhe nga Allahu; pija alkool, drogë dhe bëja të tjera gjynahe. Tani jam penduar tek Allahu – uel hamdulilah – dhe kam hequr dorë nga këto gjynahe, vetëm se jam sprovuar me një gjynah që sa herë vendosi mos ta përsëris dhe pendohem, unë qaj dhe nganjëherë duroj tre muaj apo më pak pa iu rikthyer atij gjynahu, mirëpo më vonë e përsëris atë gjynah.

Kjo është çfarë më ndodh, ndërsa unë i kryej obligimet e mia, falem natën, agjëroj ditën, i dua të varfërit, qaj nga frika e Allahut, i dua dijetarët dhe njerëzit e devotshëm, urdhëroj familjarët për namaz dhe vepra të mira – uel hamdulilah – mirëpo jam sprovuar me këtë gjynah të fëlliqtë që po më shkatërron.

O shejh i nderuar! Çfarë më këshilloni? Pasha Allahun unë frikohem nga vdekja e keqe. Kërkoj nga ju dhe nga ata që u pranohen duatë që ta lusni Allahun për mua që të ma largojë këtë të keqe.

Përgjigjja: lavdi Allahut që ta ka mundësuar të pendohesh. Të porosis për sinqeritet në vetvendosjen tënde dhe të kërkosh ndihmën e Allahut. Shtoji lutjet që Allahu të të ndihmojë në lënien e këtyre gjynaheve dhe Allahu xhel-le ue ala’ do të ndihmojë, vërtet Ai është afër dhe i përgjigjet lutjeve.

Pastaj të porosis që të lagohesh nga shorëria e keqe. Ndoshta ti shoqërohesh apo ecën me shokë të këqinj dhe të “prishur”. Largohu prej tyre dhe shoqërohu me njerëz të mirë, prezanto tubimet e dijes dhe Allahu subhanehu ue teala do të ndihmojë në lënien e këtyre gjërave.

Mos e humb shpresën nga mëshira e Allahut! Mos e humb shpresën nga mëshira e Allahut!

قُلْ يَا عِبَادِيَ الَّذِينَ أَسْرَفُوا عَلَى أَنفُسِهِمْ لا تَقْنَطُوا مِن رَّحْمَةِ اللَّهِ إِنَّ اللَّهَ يَغْفِرُ الذُّنُوبَ جَمِيعًا إِنَّهُ هُوَ الْغَفُورُ الرَّحِيمُ (53) وَأَنِيبُوا إِلَى رَبِّكُمْ وَأَسْلِمُوا لَهُ

“Thuaj: O robërit e Mi që keni bërë keq vetes me gjynahe, mos e humbisni shpresën nga Mëshira e Allahut, vërtet Allahu i fal të gjitha gjynahet. Vërtet Ai është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë. Kthehuni të penduar tek Allahu dhe nënshtrojuni Atij”. Ez-Zumer: 53-54.

Ajo që ke për detyrë është: të pendohesh sa më shumë, të bësh sa më shumë istigfar, të mos i ndahesh bindjes së Allahut, të shoqërohesh me njerëz të mirë. Lexo sa më shumë Kuran, dëgjo sa më shumë ligjërata fetare, prezanto tubimet e dijes dhe kështu do të kesh sukses – inshaAllah – sepse vërtet këto janë shkaqet e shpërtimit me lejen e Allahut. Po!

 

Burimi

Përktheu: Besmir Cacani