Transmetohet nga Ibën Abasi, radijAllahu anhuma, se ka thënë:
ماعلمت أن النبي ﷺ صام يومًا يطلب فضله على الأيام إلا هذا اليوم -عاشوراء
“Nuk di ditë tjetër ku i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e kërkonte mirësinë e asaj dite më shumë sesa ditën e Ashures (dita e 10 e muajit Muharrem).”
E transmeton Imam Bukhari (2006) dhe Imam Muslimi (1132).
Po ashtu, transmetohet nga Ibën Abasi, radijAllahu anhuma, se ka thënë:
خالفوا اليهود، وصوموا التاسع والعاشر
“Kundërshtojini Jehudët (çifutët), agjëroni ditën e nëntë dhe të dhjetë (të muajit el Muharrem).”
E trasmeton Imam AbduRrezaku në “Musanef” (nr 7839, i saktë).
Transmetohet nga Esued bin Jezid, se ka thënë:
ما رأيت أحدًا كان آمَرَ بصوم يوم عاشوراء من علي وأبي موسى
“Nuk kam parë askënd më urdhërues për të agjëruar ditën e Ashures sesa Ali ibën Ebi Talib dhe Ebu Musa (elEsharij).”
E trasmeton Imam AbduRrezaku në “Musanef” (nr 7836, i saktë).
Përzgjodhi: shejh Arafat el Muhammedij
Përktheu: Idris Manushi