REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

KëshillaRuajtja nga gjynahet

Gjykimi i prezantimit në dasmat me muzikë – Shejh AbdulAziz ibën Baz

Pyetja: çfarë gjykimi ka prezantimi i dasmave që kanë muzikë, qoftë për burrat apo gratë?

Përgjigjja: dasmat kanë shpjegim më të gjerë:

Nëse dasma është e sigurtë fetarisht, atëherë nuk ka problem që të prezantohet nga burrat dhe gratë, d.m.th. gratë qëndrojnë me gratë dhe burrat me burra.

Nëse dasmat përmbajnë gjëra të ndaluara, atëherë nuk duhen prezantuar. Nëse ka përzierje të burrave me gra, atëherë gruas nuk i lejohet të prezantojë me ta, ndërsa familjarët duhet ta kundërshtojnë dhe organet kopetente gjithashtu, në mënyrë që mos të ndodhë kjo përzierje.

Nëse dasma përmban muzikë gjithashtu, lahutë, violinë, daulle, atëherë nuk duhet prezantuar. Kurse dajrja e zakonshme mes grave nuk ka problem. Dajrja me një faqe përdoret nga gratë mes tyre natën e martesës, kjo nuk ka problem. Kjo është praktikuar në kohën e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe shokëve të tij për të lajmëruar dhe treguar martesën. Kurse përdorimi i veglave të tjera si daullet, lahutat dhe veglat muzikore, apo të përzihen burrat me gratë, kjo gjë i dëmton njerëzit dhe është e ndaluar. Ndoshta mosfjetja bëhët shkak për humbjen e namazit të sabahut, e kjo nuk lejohet.

Qëllimi është se familjarët grumbullohen dhe festojnë në një pjesë të natës duke u kufizuar me Sheriatin, në mënyrë që të flejnë dhe mos të humbin namazin e sabahut.

 

Burimi

Përktheu: Besmir Cacani