REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

FikhHallalli dhe harami

Cili është gjykimi i uljes në vendet ku serviren pije alkoolike? – Shejh AbdulAziz ibën Baz

Pyetja: studioj në një universitet japonez dhe ky universitet zhvillon takime, mbledhje dhe festa ku pijet alkoolike janë të pranishme. A kam gjynah nëse prezantoj në vendin ku ka pije të tilla duke pasur parasysh se unë mundohem të mos i qëndroj afër dhe as e konsumoj atë? Falenderimi i takon Allahut.

Përgjigjja: nuk lejohet të ulesh dhe as të qëndrosh me njerëz që pijnë alkool, vetëm nëse do t’i kundërshtosh, nëse e pranojnë fjalën tende mirë, e nëse jo, largohu prej tyre, për të zbatuar fjalën e Pejgamberit, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Kush beson Allahun dhe Ditën e Fundit, të mos ulet në një sofër që vjen përqark vera (pija alkoolike)“. E ka sjellë Imam Ahmedi dhe Tirmidhiu me zinxhir të mirë.

Kjo, sepse ndeja me ta është rrugë për tek përzierja në punë të keqe ose tek pranimi i saj.

Thotë Allahu në suren el en-Na’am:

وَإِذَا رَأَيْتَ الَّذِينَ يَخُوضُونَ فِي آيَاتِنَا فَأَعْرِضْ عَنْهُمْ حَتَّىٰ يَخُوضُوا فِي حَدِيثٍ غَيْرِهِ ۚ وَإِمَّا يُنسِيَنَّكَ الشَّيْطَانُ فَلَا تَقْعُدْ بَعْدَ الذِّكْرَىٰ مَعَ الْقَوْمِ الظَّالِمِينَ [الأنعام : 68]

“Nëse sheh ata që kridhen në ajetet Tona (i kundërshtojnë ato dhe flasin të pavërtetën), largohu prej tyre derisa të ndërrojnë bisedë edhe nëse shejtani të bën të harrosh (hutohesh me ta), mos qëndro pas përkujtimit me njerëzit e padrejtë (zullumqarë)“.

Dhe fjala e Tij:

وَقَدْ نَزَّلَ عَلَيْكُمْ فِي الْكِتَابِ أَنْ إِذَا سَمِعْتُمْ آيَاتِ اللَّهِ يُكْفَرُ بِهَا وَيُسْتَهْزَأُ بِهَا فَلَا تَقْعُدُوا مَعَهُمْ حَتَّىٰ يَخُوضُوا فِي حَدِيثٍ غَيْرِهِ ۚ إِنَّكُمْ إِذًا مِّثْلُهُمْ ۗ

“Ju ka zbritur juve në Libër, që kur të dëgjoni mohimin e ajeteve të Allahut, apo të injorohen (të shpërfillen), mos qëndro me ta derisa të flasin për diçka tjetër, përndryshe, ju jeni si ata”. En-Nisa 140.

Allahu është Ai që jep sukses.

 

Burimi: marrë nga përgjigjet e ish-Muftiut të përgjithshëm të Arabisë Saudite, Shejh Abdul-Aziz ibn Baz, Allahu e mëshiroftë. مجموع فتاوى و مقالات الشيخ ابن باز ٢٣/٦٠

Përktheu: Jusuf Kapidani