REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

AdhurimetKëshilla

Çfarë gjykimi ka selami duke ngritur dorën si shenjë? – Shejh AbdulAziz ibn Baz

Pyetja: çfarë gjykimi ka selami duke ngritur dorën si shenjë?

Përgjigjja: selami me shenjë nuk lejohet, Suneti është selami me fjalë në nisje dhe në kthim. Ndërsa selami me shenjë nuk lejohet sepse ai është përngjasim me disa jobesimtarë edhe sepse bie ndesh me çka ka ligjëruar Allahu. Por, nëse e bën shenjën me dorë te personi që i jep selam në mënyrë që t’a kuptojë selamin për shkak të largësisë së tij, duke e shoqëruar me fjalën e selamit, ska problem në të, sepse është transmetuar çka argumenton për të, dhe gjithashtu nëse personit që i jepet selam ështe i zënë me namaz, atëherë e kthen me shenjë ashtu siç është saktësuar për këtë Suneti nga Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.

 

Burimi: Fetaua nga Shejh Abdul-Aziz ibn Baz 1/247, mues-sesetu ed-dauatil Islamije.

Përktheu: Jusuf Kapidani