Na ka treguar Muslim ibn Ibrahim, prej er-Rabi’i ibn Muslim, e ky nga Muhamed ibën Zijad, e ky nga Ebu Hurejrah, e ky nga Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, i cili ka thënë:
لا يشكر الله من لا يشكر الناس
“Nuk e falenderon Allahun kush nuk falenderon njerëzit.”
Tema: Falenderimi i të mirës. El-ma’aruf) është emër i përgjithshëm i çdo gjëje që njihet prej bindjes ndaj Allahut, afrimit te Ai dhe bamirësisë ndaj njerëzve.
“Nuk e falënderon Allahun kush nuk falënderon njerëzit.”
Hatabiu, thotë: “Kjo shpjegohet në dy këndvështrime:
I pari: Kush e ka natyrë dhe zakon mohimin e mirësive të njerëzve dhe mosfalenderimin e të mirave të tyre, gjithashtu e ka dhe zakon mohimin e mirësive të Allahut të Lartësuar dhe mos kryerjen e shukrit (falenderimit, lavdërimit) ndaj Tij.
I dyti: Allahu nuk e pranon falenderimin e robit për bamirësinë e Tij te ai, pikërisht se robi nuk falenderon bamirësinë e njerëzve dhe mohon të mirat e tyre, si shkak i lidhjes së këtyre dy çështjeve me njëra-tjetrën.” Mbaroi fjala e tij.
El-Mundhirij thotë: e ka nxerrë et-Tirmidhij dhe tha: sahih.
Burimi: Aunul Ma’abud Sherh Sunen Ebu Daud, i shejh Ebu Abdu-Rrahman el-Adhim Abadi. Kapitulli i edukatave. Tema: Falenderimi i të mirës, hadithi 4803.
Përktheu: Jusuf Kapidani