REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

KëshillaRuajtja nga gjynahet

A merret njeriu në llogari për atë që shkruan në internet? – Shejh Salih el-Luhajdan

Pyetja: a merret njeriu në llogari për atë që shkruan, siç ndodh në disa forume në internet ku shahet, shpifet dhe gënjehet me pseudonime; a merret në llogari njeriu për to?

Përgjigjja: po!

يَوْمَ تَجِدُ كُلُّ نَفْسٍ مَّا عَمِلَتْ مِنْ خَيْرٍ مُّحْضَرًا وَمَا عَمِلَتْ مِن سُوءٍ

“Ditën, kur çdokush do ta gjejë përpara atë që ka punuar mirë dhe atë që ka punuar keq.” Aal Imran: 30.

Njeriu do të merret në pyetje për atë që e shkruan, që e flet apo diçka tjetër, qofshin ato të përkatësuara vetes së tij, apo të trilluara ndaj dikujt tjetër. Për të gjitha do të merret në pyetje.

Muslimani duhet të ketë kujdes në jetën e tij për të ardhmen e vet. E ardhmja që ka rëndësi është jeta pas vdekjes, pasi ajo nuk mund të ndryshohet.

 

Burimi

Përktheu: Besmir Cacani