Pyetja: çfarë gjykimi ka ai që thotë: “O Pejgamber! Lute Allahun për mua që të më mëshirojë!”, pa i kushtuar ndonjë adhurim atij? A konsiderohet prej shirkut të madh thjeshtë kërkesa?
Përgjigjja: Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka vdekur.
إِنَّكَ مَيِّتٌ وَإِنَّهُم مَّيِّتُونَ
“Vërtet ti (o Muhamed) do të vdesësh dhe sigurisht ata do të vdesin!” Ez-Zumer 30.
Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka vdekur dhe është i varrosur nën tokë, si të vdekurit e tjerë. Asgjë nuk kërkohet nga i vdekuri, sepse ai është pafuqishëm të bëjë diçka, nuk mund të lutet. Kur njeriu vdes, atij i ndërpriten veprat, qofshin pejgamberë apo njerëz të tjerë. Cilido njeri të vdesë, veprat dhe lutjet e tija ndërpriten, andaj nuk i kërkohet të vdekurit që të bëjë lutje, sepse është i pafuqishëm për ta bërë.
Burimi
Përktheu: Besmir Cacani