REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

FikhNamazi

Çfarë bën ai që ka harruar teshehudin e parë, madje harron edhe sehvi sexhden? – Shejh Muhamed el Uthejmin

Pyetja: një burrë ka harruar teshehudin e parë dhe e ka ditur që duhet të bëjë sehvi sexhden përpara se të japë selam, mirëpo ka harruar dhe ka dhënë selam, si është gjykimi?

 

Përgjigjja: nëse e kujton për një kohë të afërt, atëherë bën [sehvi] sexhde, e nëse hapësira kohore zgjat, atëherë sexhdja bie, si përshembull ta kujtojë pas një kohe të gjatë. Nëse del nga xhamia, atëherë ai nuk kthehet për në xhami dhe [sehvi sexhdeja] bie.

 

Burimi: Mexhmu’ul fetaua vll. 14 kapitulli i sehvi sexhdes.

Përktheu: Besmir Cacani