REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

MenhexhSelefitë

Ndaloni ashpërsinë mes Ehli Sunetit- Shejh Rabia el Medkhali

E kam thënë më parë dhe sot e theksoj përsëri, kur pashë këtë shkatërrim dhe këtë bela;
Silluni butësisht, ëmbëlsisht, vllazërisht dhe me mëshirë.

Sepse kjo ashpërsi është drejtuar tek vetë Ehli Suneti. Kanë lënë njerëzit e bidatit dhe i janë drejtuar me këtë ashpërsi shfarosëse njerëzve të Sunetit, dhe në mes saj është futur padrejtësia dhe rregullat e kota e të shtrembëruara!

Ju këshilloj, e përsëris ju këshilloj!!! Që të mos e ndiqni këtë shteg i cili ju çon në shkatërrimin tuaj, të davetit selefi dhe pasuesve të tij.(1)

Ju them vëllezërve:

Ai që ka mangësi nuk duhet ta rrëzojmë apo shkatërrojmë. Ai që gabon prej nesh nuk duhet ta hedhim poshtë, Allahu ju begatoftë, por duhet ta kurojmë me butësi e urtësi, t’i ofrojmë dashuri, afrimitet dhe të tjera morale të mira, duke e ftuar siç duhet, derisa të kthehet, e nëse tek ai mbetet diçka prej dobësisë, le të mos nxitohemi, sepse nëse nuk veprojmë kështu, unë betohem në Allahun, që nuk do mbesë askush! Nuk do mbesë askush!

Disa njerëz sot po përzënë selefitë, derisa kanë arritur tek dijetarët, duke i quajtur të qullët (të plogët)! Sot gati s’ka mbetur dijetar pa u përfolur! Natyrisht që kjo është rruga e “Ihuan el muslimin” dhe rruga e bidatçive! Prej armëve të njerëzve të bidatit është rrëzimi i dijetarëve, madje është rrugë jehudije, masone: nëse do rrëzimin e një besimi, atëhere fillo të rrëzosh dijetarët dhe personalitetet e tij!!

Largohuni nga kjo trashigimi e poshtër dhe nderoni dijetarët.(2)

Unë e di shumë mirë që ju nuk jeni të pagabueshëm dhe njëkohësisht as dijetarët nuk janë, mund të gabojnë – O Zot, vetëm nëse i bashkangjitet grupacioneve të devijuara, si: Rafidive, Mu’tezilive apo grupi Xhehmive, ose me grupacionet prej grupacioneve të tjera që ndodhen, (si: ihuanët, tabligsat, tekfiret…etj), ky atëherë është i hedhur poshtë.

Kurse selefiu i cili i miqëson selefitë, do rrugën e të parëve tanë të mirë, Allahu ju begatoftë, urren grupacionet, bidatin dhe pasuesit e tij… etj, pra ka prej shenjave të rrugës selefije, pastaj dobësohet në disa pika, ne sillemi butësisht me të, nuk e braktisim, por e këshillojmë, e nxjerrim nga vendi që ka rënë, e durojmë atë dhe e kurojmë, Allahu ju begatoftë.

Kurse ata që thonë:
Kush gabon u shkatërrua! Po të ecim me këtë, atëherë kush do ngelet?!

Për këtë arsye i shikon ata kur mbaruan me rininë, filluan të rrëzojnë dijetarët. Kjo pra është rruga e “Ihuan el Muslimin”.(3)

 

Burimi: Mexhmua kutub ue resail ue fetaua” i dijetarit të madh Rabi’ ibën Hadi ibën Umejr el Medkhalij, botim i ‘dar el Imam Ahmed’.

(1) 1/475.
(2) 1/481-482.
(3) 1/482-483.

Përktheu: Jusuf Kapidani