REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

MenhexhShenjat e bidatçive dhe trajtimi i tyre

Refuzimi i bidatçive dhe i të devijuarve është kërkesë fetare – Shejh AbdusSelam el Berxhes

Vërtet refuzimi dhe poshtërimi i bidatçive dhe i të devijuarve është kërkesë fetare. Është obligim për disa dijetarë që ta marrin përsipër sqarimin e kësaj gjëje, si shfajësim përpara Allahut, si dëshirë që këta njerëz të kthehen në Sunet dhe si mbrojtje e Ehli Sunetit nga depërtimi i këtyre bidateve tek ta.

Shejhul Islam Ibën Tejmije Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Disa i patën thënë Ahmed ibën Hanbelit”, kjo fjali ka lidhje me transmetuesit e hadithit, mirëpo fjala pas saj është pjesa argumentuese.

Shejhul Islam Ibën Tejmije Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Disa i patën thënë Ahmed ibën Hanbelit: “Vërtet e kam të rëndë që të them: Filani është kështu, filani është kështu dhe filani është kështu.” Imam Ahmedi tha: “Nëse ti hesht dhe unë hesht, kur do ta marrë vesh i padituri të saktën nga e pasakta?!”

Imamët e bidatit prej pjesëtarëve të thënieve apo adhurimeve që kundërshtojnë Kuranin dhe Sunetin, vërtet sqarimi i gjendjes së tyre dhe paralajmërimi i umetit prej tyre është obligim (uaxhib) me pajtim unanim të muslimanëve.

Derisa i është thënë imam Ahmed ibën Hanbelit: “A është më i dashur për ty njeriu që agjëron, që falet dhe bën itikaf, apo që flet kundër bidatçive?” Ai u përgjigj duke thënë: “Nëse ngrihet (natën) e falet dhe bën itikaf, kjo i vlen vetes së tij, e nëse flet kundër bidatçive, kjo i vlen muslimanëve dhe është e më e mirë.” Aludonte refuzimin e bidatçive.” Përfundoi fjala e shejhul Islam Ibën Tejmijes, Allahu e mëshiroftë.

Ku janë ata të cilët qortojnë një pjesë të vogël të Ehli Sunetit tani, të cilët flasin kundër bidatçive, në një kohë kur janë të heshtur shumica e atyre që mendojmë se janë më xhelozët për Sunetin dhe, i thonë atyre: “Angazhohuni me adhurim! Pasi angazhimi me adhurim është më e mirë për ju.”

Këtyre i themi: a mos e ka mashtruar imam Ahmedi umetin me këtë porosi?! A mos e ka mashtruar gjithashtu shejhul Islam Ibën Tejmije umetin, kur e ka përcjellë dhe e ka miratuar porosinë e imam Ahmedit?!

Frikësohuni Allahut për vetet tuaja o njerëz! Mos e përzieni të vërtetën me të kotën dhe më pas ta fshehni të vërtetën me dije.

 

Burimi

Përktheu: Besmir Cacani