REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

FikhNamazi

Gjykimi i namazit të atij që jep selam pa e përfunduar teshehudin e fundit – Shejh AbdulAziz ibën Baz

Pyetja: dihet se teshehudi i fundit është shtyllë prej shtyllave të namazit. Në njërin prej namazeve, imami dha selam ndërsa unë kishta plotësuar vetëm një pjesë të vogël nga tehijati; a ta përsëris namazin tim?

Përgjigjja: duhet që teshehudin ta plotësosh edhe nëse vonohesh pak nga imami yt. Kjo, sepse teshehudi i fundit është prej shtyllave të namazit sipas mendimit më të saktë të dijetarëve, e gjithashtu (pjesë e teshehudit të fundit) është edhe salavati mbi Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.

Detyra yte është që ta plotësosh teshehudin edhe pasi imami të ketë dhënë selam. Po ashtu, pjesë e teshehudit është edhe kërkimi Allahut mbrojtje nga ndëshkimi i Xhehenemit, nga ndëshkimi i varrit, nga sprova e jetës, e vdekjes dhe nga sprova e Dexhalit. Kjo, sepse Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka urdhëruar që të kërkohet strehim nga këto katër gjëra në teshehudin e fundit, e sepse disa nga dijetarët kanë mendimin se kjo dua është uaxhib. E prej Allahut është suksesi.

 

Burimi: Mexhmu’ fetaua ue makalat 11/248.

Përktheu: Besmir Cacani