REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

KëshillaPendimi

Pasojat e gjynahut – Shejh Abdullah el Buhari

Me emrin e Allahut! Vazhdojmë vëllezër dhe e përfundojmë..

Ka thënë imami i besueshëm dhe hafizi i hadithit Selemeh ibën Dinar, Allahu e mëshiroftë: “Atë që dëshiron ta kesh me vete në Ahiret, atëherë bëje sot, ndërsa atë që urren ta kesh me vete në Ahiret, atëherë lëre sot.”

Çfarë është ajo që nuk dëshiron ta kesh me vete në Ahiret? A nuk janë gjynahet? Andaj lëri ato sot!

Gjynahet o vëllezër kanë pasoja të mëdha dhe të këqija, Allahu na ruajtë.

Ka thënë imam Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, duke numëruar pasojat e gjynahut.. dëgjo dhe numëro: “Gabimi në mendime, moskuptimi i të vërtetës, prishja e zemrës, nami i keq, humbja e kohës, largimi i njerëzve, largësia mes robit dhe Zotit të tij, mospërgjigjja e lutjeve, ngurtësimi i zemrës, ikja e bereqetit në furnizim dhe në jetë, privimi nga dituria, nënçmimi, poshtërimi nga armiku, ngushtimi i gjoksit, sprovimi me shokë të këqinj të cilët ta prishin zemrën dhe ta humbin kohën, ankthi, brenga dhe jetesa e vështirë, të gjitha këto vijnë nga gjynahet dhe neglizhenca ndaj dhikrit (përkujtimit) të Allahut, ashtu sikurse bimët mbijnë nga uji dhe sikurse vjen djegia nga zjarri. Të kundërtat e këtyre (që u përmendën), vijnë nga bindja (ndaj Allahut).”

Të kundërtat e këtyre që ka përmendur, vijnë nga adhurimi dhe bindja.

 

Burimi

Përktheu: Besmir Cacani